POLITIKATË FUNDIT

Kush po ia do të mirën Kosovës, analisti thotë se ai shtet që e forcon ekonominë e Kosovës…

Njohësi i ҫështjeve politike, Agron Hoti në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’, ka thënë se shtet mik i Kosovës është ai shtet që ia do të mirën asaj.

Sipas tij, nuk është ai që ndërton kisha e xhamia, por ai që interesohet për zhvillimin e saj ekonomik.

“Shtet mik i thuhet atij që investon në ekonomi tënden, që ta rrit mirëqenien dhe që të zhvillon si komb. S’mund t’i thuhet mik atij shteti që të ndërton kisha e xhamia, ndërsa palla s’i ha për ekonomi e aq më pak për zhvillimin e kombit tënd. Kur s’ke ekonomi, s’ke mirëqenie, ke ikje të rinisë e profesionistëve dhe s’ka kush të shkojë më as në kishë e as në xhami. E para është ekonomia që ta forcon kombin, e pastaj vijnë të tjerat”, vlerëson Hoti.

Sipas analistit, Hoti, ai shtet që të investon në fe, s’ta do fare shtetin dhe kombin, kurse ai që të investon në ekonomi, ta do shumë shtetin dhe kombin.

“E Kosova e terrorizuar nga Serbia që mbi 100 vite dhe që në 1997-1999 u bë shkrumb e hi nga po e njëjta Serbi, ka pasur, ka dhe do të ketë shumë nevojë për investime në ekonomi e jo në fe, sepse pa ekonomi s’ka njerëz, e pa njerëz s’ka jetë dhe rrjedhimisht s’ka as fe”, thekson analisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *