POLITIKATË FUNDIT

“Gabim i rëndë!” – Shqiptaro-amerikani reagon për vizitën e Spahiut në Serbi: Serbët i përdorin këto takime për…

Shqiptaro-amerikani Agim Alickaj ka reaguar pas lajmit për takimin e Nexhmedin Spahiut me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në Beograd, duke e cilësuar një veprim të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për interesat e Kosovës.

Sipas tij, çdo takim me zyrtarë serbë jashtë kanaleve zyrtare dhe vizitave të domosdoshme është gabim i rëndë dhe shfrytëzohet nga Serbia për propagandë.

“Serbët i përdorin këto takime për të paraqitur veten si paqedashës e përparimtarë, dhe për të promovuar idenë se ‘i duan shqiptarët e mirë’,” tha Alickaj.

Postimi i plotë:

MARRËZI APO TRADHTI

Kushdo që takohet me përfaqësues serb, jashtë vizitave të domosdoshme zyrtare, bën gabim të rëndë. E para, serbët i shfrytëzojnë këto takime për të proklamuar se janë shumë përparimtarë dhe paqësorë, dhe se “i duan shumë shqiptarët e mirë”. E dyta, ekziston rreziku që personi në fjalë jep informata të dëmshme për shtetin e Kosovës dhe merr detyra të caktuara kundër popullit dhe shtetit të Kosovës.

Nexhmedin Spahiu ka obligim që ta informojë publikun për të gjitha se si dhe pse u bë ky takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *