Zgjedhjet në Shqipëri, avokati shqiptar flet për procesin zgjedhor: PS ka fituar sepse…!
Të dielën, më 11 maj, rreth 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote në Shqipëri dhe jashtë saj votuan për të zgjedhur 140 deputetë për një mandat katërvjeçar.
Për herë të parë, rreth 191.000 shqiptarë të diasporës kishin mundësinë të votonin me postë.
Zgjedhjet i fitoi Partia Socialiste e drejtuar nga kryeministri aktual, Edi Rama që pritet t’i sigurojë mbi 80 deputetë. Partia e dyte u rëndit Partia Demokratike e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha që siguroi mbi 50 deputetë.
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një bashkëbisedim me “Bota sot” komentoi zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri.
Se pari, ai potencoi faktin se këto zgjedhje u monitoruan nga ndërkombëtarët, derisa tregoi se pse fitoi PS.
ImageAvokati shqiptar, Spartak NgjelaFoto galeri
“Unë nuk dëgjoj kurrë përralla.
Zgjedhjet kishin monitorim ndërkombëtar, individë me nivel të lartë moral dhe intelektual, që u ndodhën dhe u gjendën kudo edhe gjatë votimit, edhe gjatë numërimit.