Kimete Berisha: Cili gilipter je ti?
Lumir spiuni, posa doli nga takimi me Presidenten, menjëherë spiunoi çka ka folur Albini në takim.
– Marre.
– Tha: Më habiti Albini’…Domethënë, Lumir Abdixhiku ende ka vend për t’u habitur nga Albin Kurti.
Kjo ‘ende’ e Lumirit, ma çoi mallin e asaj shprehjes së dashurisë: ‘Ende m’i zgjon fluturat në bark’.
– Lumir Abdixhiku nuk habitet se pse qe njëzet vjet LDK nuk i ka fituar zgjedhjet!
Kjo është habitorja e LDK-së, e jo dekodimi i heshtjes së Albin Kurtit.
2. Albin Kurti po hesht, por Hykmetja po punon si përkthyese e heshtjes së tij.
– Hykmetja sot nuk u nervozua, se ajo gjithmonë është nervoz, lajm do të ishte nëse një herë do të ndodhte që ajo të fliste e qetë, si insan.
– Hykmetes nuk i pëlqen që Albin Kurtit s’i duket vetvetja ‘rast urgjent’.
3. Presidentja me setër të gjelbër dukej paqësore si Kryegjyshi Botëror (të cilin e përshëndes).
– Kur setra e saj, më e gjelbër se gjelbërimi, i kombinohej me flokë (më të zeza se personazhi i këngës ‘Moj zeshkanja ime’), formohej imazhi i flamurit të Trepçës.
4. Gratë i ka kapluar ‘paniku i setrave’, si nanat tona diku ‘paniku i setave’.
5. Ramush Haradinaj e mbante procesverbalin e takimit në një
fletore ngjyrë synetie.
– Kokën e mbante ulur, për efekt psikologjik.
6. Presidentja i ka ndarë shqiptarët nga minoritetet, por jo sipas fesë dhe orientimit seksual!
– Pasi dështoi në grup, propozoi që t’i thërras ‘liderët’ një nga një.