Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës në veri, Pacolli: Thellësisht i shqetësuar
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj sulmit që iu bë sot me gurë nga persona të maskuar në veri ekipit të Klan Kosovës, ky dy persona mbetën të lënduar.
“Thellësisht i shqetësuar dhe dënoj me format më të ashpra sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës nga bandat kriminale të paligjshme dhe të armatosura të kontrolluara nga serbët. Shohim një mjedis të përkeqësuar për sigurinë e gazetarëve dhe kërkojmë që autoritetet përgjegjëse të mbajnë përgjegjësi”, tha Pacolli në një postim në Twitter.