Qarri: Partia e parashutistëve / Metamorfoza e pakuptueshme e LDK-s
GANI QARRI
LDK e dr. Ibrahim Rugovës, mjerisht ka kohë që ka marrë teposhtën, madje me ardhjen e Isa Mustafës në krye të saj, çdo gjë ndryshoi e u kthye së prapthi dhe nuk është më aspërsëafërmi, si në kohën e artë kur ajo konsiderohej-parti gjithëpopullore e shqiptarëve!
Kurse pasardhësi i Mustafës, Abdixhiku, për ta përdhunuar edhe për së vdekuri emrin dhe veprën e shejtit Dr. Ibrahim Rugova, vitin e kaluar kishte ftuar armikun më të madh të Rugovës, Edvin Kristaq Ramën, për rezyme dhe fjalime preferenciale mbi jetën dhe veprimtarinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës, duke lënë të shtangur të gjithë simpatizantët dhe dashamirët besnik të ish presidentit historik të Republikës së Kosovës.
Isa Mustafa i cili bashkë me Rrahman Morinën, miratuan heqjen e autonomisë së Kosovës dhe i shërbyen okupatorit serb deri në fund, në vend se të shkonte në burg, ai postin e kryetarit të LDK-s, përflitej atëbotë, se e bleu me parat e 3%-shit, dhe pa qenë kurrë anëtar i partisë erdhi në pozitën e të parit të saj, me ç`rast filloi spastrimin drastik të kuadrove të vjetër rugovist, duk tërhequr zvarrë edhe zonjën Donika Gërvalla, për të mos e lejuar të merrte pjesë në Kuvendin e LDK-s, ani pse asokohe, ishte kryetare e LDK-së për Gjermani dhe anëtare e kamotshme e kësaj partie.
Por Mustafa duke mos mundur, për shkak të kohës së shkurtër, ta shkatërronte tërësisht LDK-n, të cilën nga partia e parë në vend, e deklasoi në vetëm 12% të votave të qytetarëve, ai për ti quar deri në fund, ato që nuk arriti ti realizonte vet, katapultoi Lumir Abdixhikun në krye të LDK-s, po ashtu, pa qenë kurrë as ky, aktivist e madje as anëtar i thjeshtë i LDK-së.
Për aq më keq, nga pasuesi i katapultuar kundërligjshëm në krye të LDK-s, Lumir Abdixhiku, metamorfoza shpërfytyruese e LDK-së, po vazhdon me intensitet edhe më të shtuar, duke keqpërdorur partinë edhe për krijimin e skemave kriminale për keqpërdorimin e votave.
Skema të ideuara enkas, për vjedhjen dhe tjetërsimin e votave, brenda për brenda partisë, vetëm e vetëm që ti përjashtojë në mënyrën, sa më të ulët e përbuzëse kuadrot më të shquara nga Dukagjini!
Dhe gjendja ka devijuar deri aty, sa sot realisht nuk ka qytetar të Kosovës që e kupton më, se çfarë i duhet Arben Gashit, ish kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, deri në këto zgjedhje, të pranojë një mandat të falur nga një parashutist i ish “orës” së ndalur në mes të rrugës, si Gazmend Muhaxhiri?!
Pas përjashtimit të Agim Veliut dhe deputetit të shquar të LDK-së e Anëtarit Ekzekutiv të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Washington, DC), Faton Bislimi i cili ishte njëri ndër të ftuarit nga Kosova edhe në inaugurimin e Presidentit Joe Biden, Abdixhiku me Dearsa Kicën dhe Lutfi Hazirin, në hapin e radhës vijuan përpjekjet për përjashtimin e aktivistëve të mirënjohur dhe veprimtarëve shumëvjeçar dukagjinas të LDK-s, si Arben Gashi e Avdullah Hoti.
Madje derisa votat e Rahovecianëve nga diaspora, u devijuan në Skënderaj, apo Graçanicë a ku di unë ku, Arben Gashi nuk fitoi as mandatin e deputetit edhe pse deri në zgjedhjet e fundit, ishte kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së.
Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto makinacione perverse të grupit konspirativ të LDK-s, votat për deputet, çuditërisht i fitoi parashutisti tjetër, G. Muhaxheri nga partia e dështuar- “ora” e shuar dhe e harruar, që moti!
Me veprimet e tij provinciale, Abdixhiku ka shkuar deri atje sa të gjitha vendimet ti marrë vetëm me parashutisten nga Veleshta Doarsa Kica Xhelili, e cila nga një anëtare e shoqërisë civile, që fillimisht ateroi në “listën Guxo” pastaj në VV, dhe nga LVV iku në LDK, një Zot e di, si e mori gjithë këtë fuqi vendimmarrëse në mënyrë kaq të menjëhershme, që fjala e saj të bëhet ligj në partinë e dr. Ibrahim Rugovës?!
Abdixhiku, Kica Xhelili dhe Lutfi Haziri, duket se kanë vendosur ta kthejnë LDK-në, nga një parti gjithëpopullore rugoviste, në një segment provincial të “nahive”,të tyre arkaike, të kryesuar nga parashutistët, që në këtë parti kanë ateruar nga shoqata civile e grupime të shuara politike, që çuditërisht kanë marrë postet kryesore në parti dhe pas spastrimit të kuadrove nga Llapi, tani janë hedhur në luftën vendimtare, për mënjanimin edhe të kuadrove më të sprovuar e të mirënjohur të LDK-s nga Rrafshi i Dukagjinit.
Votat e Arben Gashit dhe të Avdullah Hotit etj, nga zgjedhjet e 9 shkurtit, askush nuk e di se si u avulluan, duke i shpërndarë ato partia qëllimisht, për kandidatë nga rajone krejt tjera, manipulime të ulëta e keqpërdorime të palejueshme që kurrë më parë nuk kanë guxuar të ndodhnin në partinë e dr. Ibrahim Rugovës.
Akti tjetër dubioz i Abdixhikut, në vend se të tregohet konstruktiv për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, ai tentoi për t`iu imponuar vendit, edhe me një qeveri të shpifur dhe pa votat e popullit, pas asaj të kurdisur me pykat e Hashim Thaçit dhe kurthet e Isa Mustafës, në kooketim me Aleksandër Vuçiqin dhe “listën serbe”, për rrëzimin e Qeverisë Kurti-I, të cilin Gjykata Kushtetuese e pati shpallur si akt të kundërligjshëm.
Dhe pas dëbimit të Agim Veliut e deputetit të shquar të LDK-së dhe Anëtarit Ekzekutiv të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Washington, DC), Faton Bislimi, një nga aktivistit më të frytshëm dhe bashkëpunëtorit më potencial të LDK-së edhe në Amerikë, Abdixhiku e ka nënshtruar tërësisht dhe mbisundon si diktator LDK-në, bashkë me parashutisten Kica-Xhelili e bufin plak, Lutfi Haziri.
Ata pasi kanë deklasuar pothuajse të gjithë elitën e veprimtarëve dhe aktivistëve më të devotshëm e shumëvjeçar të LDK-së së dr. Ibrahim Rugovës, luftën e radhës ua kanë shpallur, kuadrove më të shquara shumëvjeçare nga Rrafshi i Dukagjinit, të cilët kanë qenë ndër shtyllat kryesore që e rritur LDK-në, në partinë më të madhe dhe mbajtur për vite, në vend të parë në Kosovë.
Dhe kjo ka bërë që sot, të mos ketë qytetar të Kosovës që e kupton vërtetë, se çfarë i duhet Arben Gashit, si një ish kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, të pranojë një mandat të falur nga një parashutisti i ish “orës” së ndalur, si Gazmend Muhaxhiri, siç nuk e kupton, po ashtu asnjë votues i tij, se në emër të kujt do të flas Arben Gashi në parlament, apo është i kushtëzuar që edhe aty, ai të ligjëroj në emër të Gazmend Muhaxhirit?!
Po ashtu edhe Avdullah Hotit, ndoshta nuk do ti lejohet të flas në kuptim më të gjerë se sa vetëm për fshatin e tij të lindjes, pasi që votat e Rahovecit, edhe atij i janë tjetërsuar në rajone krejt tjera, nga mëma parti!?
E derisa Lumir Abdixhiku, me veprimet e tij provinciale, ka shkuar deri atje sa të gjitha vendimet ti marrë vetëm me parashutisten nga Veleshta Doarsa Kica Xhelili, e cila si parashutiste nga një shoqëri civile, e mori gjithë këtë fuqi në krye të LDK-s, duke keqpërdorur LDK-në përveç skemave kriminale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votave, brenda partisë edhe për përjashtimin e anëtarëve të kryesisë nga Llapi e Dukagjini, kjo parti, përfundimisht mund të shkojë drejt ndarjes së pakthyeshme.
Sot siç shprehet edhe rugovisti i devotshëm dhe njëri nga politikanët më të suksesshëm të LDK-s Adem Salihaj i cili si përfaqësues i LDK-s, ishte edhe ish-zëvendëskryeministër dhe kryeministër në detyrë i Kosovës nga 8 deri më 25 mars 2005, këto ditë deklaroi publikisht, se PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe me mbështetjen e Vuçiq-it janë bashkuar për ta rrëzuar Kurtin dhe qëllimi kryesor i tyre, është të mos lejojë Albin Kurtin të formojë qeverinë as ta konstituojë Kuvendin.
Nuk duhet harruar se nga ardhja e Mustafës në krye të LDK-së, këta njerëz kanë luajtur poker edhe me vdekjet e anëtarëve më të shquar të LDK-s, para zgjedhjeve duke akuzuar SHIK-un dhe PDK-n për vrasjen e tyre, kurse pas zgjedhjeve duke formuar qeveri dhe bashkëpunuar po me PDK-n, të ashtuquajturën “listë serbe”, AAK etj dhe dëshpëruar anëtarësinë e gjerë me tradhtinë ndaj familjarve, me tregtinë për vota të vdekjeve të anëtarëve të vrarë të LDK-s.
LDK e cila kurrë nuk ka bërë asgjë, as nuk ka ngritur asnjë denoncim të vetëm, kundër Serbisë, për përdhunimet e mese 20 mijë femrave shqiptare, vrasjet dhe gjenocidin shtetëror serb, ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, mbi 1600 trupa të të cilëve edhe sot i mbanë peng Vuçiqi në Serbi, Kimete Bajrami & Co, të cilës si ish ministre e financave, i vidhej ditën me diell edhe thesari i shtetit, pa fije turpi, dërgon padi në gjykatë, pse kryeministri i Kosovës në detyrë, përdor zyrat e qeverisë?!
Dhe pas humbjes së gjithë kredibilitetit e të dinjitetit partiak e politik të LDK-s, ku nga Abdixhiku, njerëzit me të drejt pyesin sot, si arriti Abdigjiku & Co, kaq shpejtë ti shkatërrojnë të gjitha, duke përdhosur përgjegjësinë politike dhe konstruktivitetin e dikurshëm shtetformues të LDK-s, së dr. Ibrahim Rugovës.
Madje vet Abdixhiku, për ta përdhunuar edhe për së vdekuri emrin dhe veprën e shejtit Dr. Ibrahim Rugova, vitin e kaluar kishte ftuar armikun më të madh të Rugovës, Edvin Kristaq Ramën, për rezyme dhe fjalime preferenciale mbi jetën dhe veprimtarinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës, duke lënë të shtangur të gjithë simpatizantët dhe dashamirët besnik të ish presidentit historik të Republikës së Kosovës.
Krejt këto paudhësi, bëjnë detyrimisht të shtrohet pyetja-milionshe: Athua, vërtetë Kosova nuk paska kuadër më të zot dhe më të denjë e konstruktiv se ky njeri, që ta drejtojë LDK-në në mënyrën e njohur njerëzore e të dinjitetshme si dr. I.Rugova, apo kjo e ashtuquajtur “LDK” të cilës i ka ngelur vetëm emri i dikurshëm, përfundimisht duhet të shuhet e ti takojë historisë dhe të rilind një LDK e vërtetë me prijës të sinqertë e serioz që dinë të organizojnë njerëzit dhe udhëheqin partin me dinjitet e dashamirësi si shejti: Dr. Ibrahim Rugova, që LDK të rikthehet suksesshëm dhe zë vendin e merituar?!