OSBE: Sulmet ndaj gazetarëve, të papranueshme
Për sulmin e sotëm ndaj ekipit të medias në veri të Mitrovicës ka reaguar edhe misioni i OSBE-së në Kosovë.
Aty thuhet se “këto sulme janë të papranueshme dhe duhet të ndërpriten menjëherë”.
“Dënojmë fuqishëm sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës sot në Zubin Potok. Ky është sulmi i katërt ndaj profesionistëve të mediave, që po raportojnë nga veriu i Kosovës, që nga fillimi i dhjetorit. Këto sulme janë të papranueshme dhe duhet të ndërpriten menjëherë”.
“Siguria e gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre profesionale duhet të mbrohet në çdo kohë. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga aktet e dhunës”, tha OSBE-ja, misioni në Kosovë.