POLITIKATË FUNDIT

Iu bashkua ISIS-it bashkë me gruan dhe vajzën e mitur – gati 5 vjet burgim për kosovarin

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gati pesë vjet burgim të akuzuarin H.S për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Departamenti Special i kësaj gjykate thotë se “i akuzuari H.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01.08.2018 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim”.

Të akuzuarit H.S, thotë gjykata, i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim, njofton Klankosova.tv.

“I akuzuari me datë 23.11.2015, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur kishte lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë dhe kishte udhëtuar për në qytetin e Stambollit të Republikës së Turqisë dhe përmes lidhjeve të caktuara kishte depërtuar në Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS, e cila në këto vende ka qenë duke u luftuar. Është angazhuar si pjesëtarë i ISIS-it, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ISIS-it, është financuar nga ISIS me shumën e të hollave prej nga 100 dollarë amerikanë në muaj, duke bashkëpunuar edhe me eprorë dhe luftëtarë të ISIS-it, si Lavdrim Muhaxheri, etj., e që më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku edhe me datë 28.05.2022 është riatdhesuar në Republikën e Kosovës”, thekson Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila ka njoftuar po ashtu se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Klankosova.tv

Foto: Ilustrim

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Në ditën e Krishtlindjes, Kurti qëndroi në mesin e komunitetit kroat dhe shqiptar në Janjevë


Kosovë-Shqipëri

Osmani me familje, mbrëmjen e Krishtlindjes e priti në Pjetërshan


Kosovë-Shqipëri

Pa dokumente në Bosnje: “Nuk mund ta dëshmosh se je njeri”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *