Lumir Abdixhiku vs Blerim Devolli! Blerim Devolli vs Edi Rama!
Ai e kaloi topin në fushën e Lumir Abdixhikut. Ky i fundit nuk e mbajti lojën as 24 orë. Për të dëshmuar nënshtrimin e tij ndaj Devollëve dhe Edi Ramës reagoi me arrogancë, duke kërkuar qeveri tranzitore
Para disa ditësh kam shkruar dhe kam thënë se “Lidhja Demokratike ose Partia Demokratike e Kosovës, apo edhe të dyja bashkë, do të duhet të shpallin publikisht gatishmërinë e tyre për të bërë koalicion me Vetëvendosjen”! Madje thosha e kanë një shans ta testojnë kryemintrin Kurti me këtë akt. Të hënën që shkoi ndodhi e kundërta. Albin Kurti i shkroi një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotit Lumir Abdixhiku, në të cilin i kërkoi të bisedonin së bashku për krijimin së bashku të qeverisë dhe të institucioneve të tjera të shtetit. Mbas 24 orësh zoti Abdixhiku ktheu përgjigje dhe refuzoi një bashkëpunim të mundshëm dhe të pranueshëm midis dy subjekteve politike, të cilat e kanë mundësinë të vendosin stabilitet politik në Kosovë.
Oferta e Kurtit u refuzua me shpejtësi, pa konsultime, pa u këshilluar me askënd, madje me mendjelehtësi të pashpjegueshme. Pas takimit të Sali Berishës me Lumir Abdixhikun në mbledhjen e PPE-ve në Spanjë, pata menduar se diçka pozitive do të vijë për Kosovën. Por nuk ndodhi kështu. E dini pse të dashur lexues? Sepse disa orë para se Lumir Abdixhiku të japë përgjigjen negative, sipas burimeve të sigurta, ai u takua me Blerim Devollin, të dërguarin e posaçëm të Edi Ramës për ta destruktuar politikën kosovare dhe për ta zhbërë shtetin e saj. Kjo është detyra që Blerim Devolli ka marrë në emër të tre personave. Drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe tërthorazi nga Aleksandër Vuçiq dhe Richard Grennell. Ky i fundit edhe për opbsesionin që ka krijuar kundër zotit Kurti.
Kërkesa publike e zotit Kurti për bashkëqeverisje me LDK-në ishte një kthesë e rëndësishme për të zgjidhur krizën e krijimit të institucioneve. Por edhe një hap i madh në rritjen e pjekjen politike të Albin Kurtit. Kurti kapërceu unin e tij dhe inatet që mund të ketë krijuar qysh me pabesinë e LDK-së në qeverinë 1 të tij në vitin 2020. Ai e kaloi topin në fushën e Lumir Abdixhikut. Ky i fundit nuk e mbajti lojën as 24 orë. Për të dëshmuar nënshtrimin e tij ndaj Devollëeve dhe Edi Ramës reagoi me arrogancë, duke kërkuar qeveri tranzitore. D.m.th për ta vazhduar krizën qeverisëse edhe për disa muaj e ndoshta një vit. Kreu i LDK-së nuk u ngrit në nivelin e lidershipit. Ndërkohë si ftesa e kreut të Vetëvendosjes ashtu dhe refuzimi i kryetarit të LDK-së flasin për diçka shumë domethënëse. Të dy liderët dëshmuan se qëndrojnë larg njëri-tjetrit në kuptimin e të qenit liderë. Ndërsa Kurti shfaqi pamjen e panjohur mirë të tij për kompromis, Abdixhiku as që pranoi të diskutojë dhe të dëgjojë ofertën konkrete të Vetëvendosjes.
Gjithçka ndodhi me një shpejtësi marramendëse, sikur bëhej fjalë për të organizuar ose jo një event kulturor në një vend të caktuar. Lumir Abdixhiku u përgjigj pa u menduar mirë dhe kënaqi sedrën e disa bashkëpunëtorëve të tij, edhe në LDK, të cilët e urrejnë Albin Kurtin, pse ai nuk bën ato gabime që dikush në LDK ka bërë p.sh. për dialogun me Serbinë. Kjo kategori LDK-stësh, që Rugova i ka përzënë nga dritarja, janë shumë entusiaztë për vendimin dhe sidomos për përgjigjen e Lumir Abdixhikut. Ndërsa disa të tjerë i dinë dhe i duartrokasin lidhjet e kreut të LDK-së me Edi Ramën, pra me Sorosin.
Megjithatë ka jo pak personalitete të njohur të LDK-së, të cilët kanë bërë thirrje për koalicion me partinë fituese. Është në traditën e këtyre politikanëve që të shqetësohen për fatet e shtetit dhe jo për axhendat personale të tyre. Lumiri nuk e dëgjoi këtë kategori. Madje e refuzoi me arrogancë, pa marrë mundimin që të konsultohet as me këta, as me organet e partisë së tij. Një lojë politike kjo tipike e Lulzim Bashës. Por me një ndryshim: – Lulzim Basha ishte i gatshëm të bënte koalicion me narco-shtetin e Edi Ramës, Lumir Abdixhiku nuk është i gatshëm të bëjë koalicion me kontributorin e shtetit të Kosovës, Albin Kurtin. Edhe këtij i pëlqen më shumë Rama dhe nëse do ishte në tregun e politikës, edhe Hashim Thaçi