Peci: Zgjidhja e vetme mund të jetë një marrëveshje politike, pastaj caktimi i zgjedhjeve të reja
Deputeti Faton Peci, ka deklaruar para mediave se është pro koalicionit të shumicës shqiptare.
Megjithatë ai thotë nëse janë të gjithë kundër kësaj, atëherë zgjidhja e vetme mundet me qenë marrëveshja politike dhe caktimi i zgjedhjeve të reja.
“Sa i përket qeverisë transicionale mendoj që Kosova ka nevojë për qeveri stabile. Jam prej të parëve që kam preferuar një koalicion të shumicës shqiptare. Duhet marrëveshje politike për konstituim të kuvendit dhe caktimin e afateve kohore dhe në koordinim me presidenten pastaj se kur do të mund të mbahen zgjedhjet e reja. Të jeni të sigurt se kushdo që do të ishte kandidati i parë për kryetar kuvendi nuk do t’i merrte votat, është vetëm alibi për të vazhduar bllokadën”, tha Peci.