Marsh, në zgjedhje!
Nga teferiçi i shtëpisë së tij në lagjen luksoze, Lumir Abdixhiku e shkroi një letër që ia zbulon tulet!
2. Pasi që Ramush Haradinajn e ka komshi të parë, atij ia lexoi letrën nga dritarja, e Ramushi e zgjati dorën, e mori letrën dhe ia pasoi Memlit në shtëpinë e tij.
– Kosova e ka opozitën – pasaniken më të madhe në Evropë, dhe asnjërit, bash – bash, s’i dihet prejardhja e pasurisë.
3. Për Lumir Abdixhikun Kosova është në periudhë tranzicioni, ku pushteti bartet nga ndërkombëtari Albin Kurti tek shqiptarët!
– Në Republikën e tij nuk ka vend për të tjerët, përveç për shqiptarët.
– Pra, për Lumirin, Kosova nuk ka status, nuk ka Institucione të vetat…
për të sapo ka përfunduar lufta, e tash ky na nxjerr nga situata.
4. Nuk ka faj këndesi që krekoset majë plehu, sidomos kur i duket se është i rrethuar nga pulat.
– E ka lazdruar Albin Kurti, duke i çuar letra Olgës, për ta zbutur me fjalë…
pa e marrë parasysh se tjetër çka e zbut atë…dhe për zbutjen e tij tjetër kush përkujdeset.
– Në letrën e fundit (që nuk ia kisha dërguar edhe sikur të më
varej liria prej tij), Albin Kurti e ka trajtuar Lumirin si dikë pa të cilin nuk bën as sot e as në të ardhmën.
– Anipse nuk ekziston ai pa të cilin nuk bën…Lumiri i ka besuar, dhe gjatë gjithë natës, duke e përpiluar një xhevap për t’ia kthyer, i ka rrënuar të gjitha Institucionet, dhe e ka kthyer periudhën e tranzicionit.
– Më mirë.
Periudhën kur Kosova s’ishte shtet.
5. Paramendoje idenë e tij të mykur, që krejt hajnat e Kosovës, që kryesisht janë të opozitës, të bashkohen në një qeveri tranzicioni!
– Kjo nuk është opozitë – është mafi politike.