Maskarada e radhës e Vuçiqit në Floridë”, veprimtari nga SHBA zbërthen prapaskenat: Kjo gjë e ka bërë të “sëmuret
Veprimtari shqiptar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ramazan Bekteshi ka reaguar pas raportimeve se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA për “shkaqe shëndetësore”.
Bekteshi përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo është vetëm një lojë mashtruese e Vuçiqit.
Madje, ai vuri në pikëpyetjet “prioritetet dhe motivimet e tij nga bashkësia ndërkombëtare”, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Maskarada e radhës e Vuçiqit në Floridë!
Loja mashtruese e Vuçiqit: Çfarë e pret? Bindja e gabuar e Vuçiqit se Trump do ta emëronte atë si ndërlidhës për Putinin e ka bërë të sëmuret. Nëse ishte sëmurë, pse do të zgjidhte një fluturim të mundimshëm nëntë-orësh në vend që të kërkonte trajtimin mjekësor superior të disponueshëm në Shtetet e Bashkuara? Është koha të vihen në pikëpyetje prioritetet dhe motivimet e tij nga bashkësia ndërkombëtare.
PS. Disa analistë e opozitarë nga Kosova gëzueshëm e ngritën në qiell fluturimin e kriminelit Vuçiq në SHBA