TË FUNDIT

Opozita ka mbetur jashtë loje!”/ Nga Guxo flasin për “bllokadën” e Kuvendit: Ja cilës parti i konvenojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme!

Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi sërish sot, për herë të shtatë radhazi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, duket se nuk po arrijnë të gjejnë bashkëpunimin dhe të bëjnë një marrëveshje politike, në lidhje me zgjedhjen e kryeparlamentarit/es.

Albulena Haxhiu, kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, për kryetare të Kuvendit, përsëri nuk u votua të dielën. Ajo mori vetëm 57 vota pro, derisa 41 deputetë votuan kundër dhe 3 abstenuan.

Kjo situatë, ka shkaktuar një bllokadë në Kuvend, derisa nuk po përjashtohen as zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.

Mirëpo, para kësaj disa akterë politikë kanë kërkuar edhe reagim të presidentes Osmani për këtë, duke thirrur një takim mes PDK ka interes për zgjedhjet e jashtëzakonshme partive politike.

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli Luan Gacaferi kryetar i degës së Guxo në Gjermani.

Së pari, tha se presidentja Osmani nuk e ka obligim të merret me çështje që partitë politike duhet t’i zgjdhin ndërmjet vetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *