Dy të mitur raportuan në polici se u sulmuan nga serbët në veri
Dy të mitur kanë raportuar në Policinë e Kosovës se janë sulmuar nga disa serbë në veri të Mitrovicës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës, duke shtuar se viktimat kanë marrë trajtim mjeksor, njofton Klan Kosova.
“Lidhur me rastin është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetarë të nacionalit serb. Njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”.