OPINIONTË FUNDIT

“Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit të Kosovës, sepse…”

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka shprehur bindjen se Albulena Haxhiu do të bëhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, alternativa e vetme për opozitën janë zgjedhjet, të cilat shumica e deputetëve të PDK, LDK dhe AAK nuk i duan.

Zaimi thekson se frika e deputetëve opozitarë ndaj zgjedhjeve buron nga disa arsye.

Postimi i plotë:

Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit të Kosovës, sepse i vetmi opsion tjetër janë zgjedhjet, dhe deputetët e PDK, LDK e AAK kanë frikë prej zgjedhjeve.

– Disa kanë frikë se partia e tyre mund të mos e kalojë fare pragun.

– Disa kanë frikë se nuk do të mund të bëhen prapë deputetë për shkak të betejës së ashpërsuar brendapartiake.

– Disa kanë frikë se nuk do të kenë mjaft financime nga bizneset, tani që u bë e qartë që madhësia e VV nuk ishte vetëm rastësi e 2021 por edhe konfirmim i 2025.

– Disa kanë frikë se, po të punojë pak më mirë me komunikimin dhe organizimin në fushatë elektorale, VV i rrit edhe 70.000 vota e ua fik derën.

Kështu që, lirisht përgëzojeni znj. Haxhiu për detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *