SPORTITË FUNDIT

Shqiptar apo zviceran? Përgjigjje e habitshme e Xherdan Shaqirit

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, po kalon momentet më të mira në Kampionatin e Zvicrës.

Shaqiri është protagonist që Baseli sot është lider në kampionat, dhe pak javë e ndajnë nga titulli i kampionit të Zvicrës.

“Në fushë, pa dyshim jam shqiptar i pasionuar, me emocione.

Në jetën e përditshme jam shumë zviceran: i përpiktë, i besueshëm.

Mendoj se i kombinoj të dy mentalitetet”, ka thënë Shaqiri për “Blue Sport”.

“Fëmijëria më ka formuar shumë.

Të gjithë kemi lindur në Kosovë, përveç motrës time.

Ne patëm një fëmijëri të vështirë. U rritëm në një shtëpi të vjetër – pa ngrohje të mirë. Kjo pati një ndikim të madh tek unë.

Nëse keni shumë gjëra sot, e kaluara ju ndihmon të qëndroni në tokë”, ka thënë Shaqiri.

Shaqiri kryeson listën e shënuesve me 14 gola dhe deri me tani ka 17 asistime në 29 paraqitje në kampionat me Baselin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *