POLITIKATË FUNDIT

A ka rrëmbime të serbëve në veri? Deklarohen nga EULEX-i

Në mediat vendore, të cilat janë thirrur në burime, është raportuar për disa rrëmbime të qytetarëve serbë në Veri. Policia e Kosovës ka thënë se është duke i hetuar këto raportime. EULEX ,ndërkaq, në një përgjigjethotë se përgjegjëse për sigurinë është Policia e Kosovës dhe se nuk mund ta zëvendësojnë atë. Policia europiane megjithatë thotë se me patrullime në Veri po përpiqen ta sigurojnë popullatën atje se mund të ndihen të sigurt.

Kaosit që po mbretëron në Veri të Kosovës iu shtuan edhe informatat për rrëmbime të qytetarëve. U raportua se disa qytetarë serbë janë rrëmbyer dhe janë dërguar në Serbi. Policia e Kosovës dje reagoi rreth këtij zhvilllimi duke thënë se po I merr seriozisht këto raportime.

“Ditëve të kaluara ka pasur informacione, raportime dhe publikime në media lidhur me rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e disa qytetarëve serb nga pjesëtarë të strukturave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Policia Kosovës, njësitet përkatëse të saj, janë duke trajtuar me seriozitet këto informata dhe janë duke i ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Media ka pyetur edhe EULEX’in i cili ka shtuar praninë në pjesën veriore. Ata thonë se po patrullojnë në komunat veriore ku tashmë janë vendosur barikada. Por nuk kanë konfirmuar as mohuar asgjë rreth raportimeve për rrëmbime.

“EULEX-i mbetet vigjilent dhe monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë përmes një numri dukshëm të shtuar të patrullave zbuluese, duke përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan/Zveçan. Në këtë mënyrë, ne po përpiqemi të sigurojmë popullatën lokale nga të gjitha komunitetet se ata janë të sigurt dhe mund të ndihen të sigurt”, thuhet në njoftim.

Tutje, EULEX thekson se kriminaliteti në veri të Kosovës, si dhe prania e individëve dhe grupeve të armatosura, shpesh të maskuar, janë shqetësuese.

“Vakumi i sigurisë i krijuar pas dorëheqjes së policëve serbë të Kosovës mund të shfrytëzohet nga grupet kriminale. I takon agjencive të zbatimit të ligjit ta parandalojnë këtë. Në kuadër të mandatit dhe kapaciteteve të tij, EULEX-i është përkrahës i masave të tilla parandaluese, por ne nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Kosovës, e cila është reaguesi i parë i sigurisë”, shton misioni europian.

Po ashtu EULEX shton se nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës në kryerjen e detyrave.

“Në përputhje me mekanizmin reagues të sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe NATO/KFOR-i është i treti. Si reaguesi i parë i sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës është përgjegjëse për ruajtjen e rendit publik dhe garantimin e sigurisë në mbarë Kosovën”.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Serbët përfundojnë protestën në veri, këto ishin mesazhet për Kurtin – ja si reagoi Vuçiqi


Kosovë-Shqipëri

Policia: Nuk kemi penguar autobusë, protesta ishte e qetë me rreth 1.500 pjesëmarrës


Kosovë-Shqipëri

Protesta në Rudar hapet duke u shpalosur flamuri i Serbisë (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *