Saranda Bogujevci reagon ndaj AAK-së: Dje më quanit amatore, sot më doni kryetare kuvendi
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka reaguar pasi emri i saj u përmend nga AAK-ja që nëse do të propozohej nga partia e saj si kryetare e Kuvendit do ta mbështesnin.
Bogujevci tha se ky propozim erdhi nga “ata që nuk e kanë të drejtën me propozu”.
Ajo tha se është “interesant” se si nga dikush që e përshkruan si “amatore” tash është personi i preferuar për pozitën e kryeparlamentares”.
“Është interesant ku dojnë me dërgu debatin dhe diskursin publik, duke u mundu me kriju një narrativë tek populli për veprimet e tona politike. Propozim nga ata që nuk e kanë të drejtën për me propozu, tek ata që dojnë me determinu rrjedhën e politikës tane, ama për vete mos me ju perzi kërkush e deri tek studiot televizive ku nuk lanë gjë të zezë pa thane deri dje, përfshi edhe kur thonin se si une jam amatere dhe nuk jam e denjë për me udhëheqë seancë e tash qenkam personi i preferuar për pozitën e kryetares së kuvendit. Shumë interesant”, shkruan Bogujevci në Facebook.
“Ky diskursi i viktimës të së kaluarës sonë të dhimbshme, kur herë të portretizojnë se po të shfrytëzojnë të tjerët e tash po get këta po dojnë me mendu me gjynah për pozicion. Se sa për vlerësim intelektual, profesional, të denjë politik dhe zotsillëkut të punës tane është zero”.
Bogujevci tha se s’mund t’i tregojnë partisë së saj se kush duhet me qenë në ulëësen e kryetarit të parlamentit, ndërsa tha se do të vazhdojnë ta mbështesin propozimin për Albulena Haxhiun.