KDI-Instituti Demokratik i Kosovës tendencioz dhe kundër Albin Kurtit
Rexhep Torte
Lexuesit në WEB faqen e “Bota Sot në aktuale më date 12 prill 2025 patën rastin të lexiojnë tekstin tendencioz kundër Qeverisë së Albin Kurtit, me titull,“KDI: Kushtetuta e Kosovës për katër vjet është atakuar në mënyrë brutale nga ana e ekzekutivit”. Në këtë shkrim Vullnet Bugaqku-hulumtues i lartë në KDI-Instituti Demokratik i Kosovës me rastin e 17 vjetorit të Kushtetutës së Kosovës shkruan se vlerësimet nga ky institut gjatë mandatit të Qeverisë së Albin Kurtit janë mjaft kritike.
Vullnet Bugaqku, ka vënë në dukje një sërë shkeljesh dhe qasjesh të papërgjegjshme institucionale që, sipas tij, kanë cenuar thellësisht parimet kushtetuese dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë në vend. Ai thotë se ndërhyrjet e ekzekutivit kanë qenë të vazhdueshme dhe të rënda, duke atakuar Kushtetutën në mënyrë brutale gjatë katër viteve të fundit. Ai thekson se kjo qasje përbën një rrezik serioz për shtetin e së drejtës dhe për imazhin ndërkombëtar të Kosovës…
“Vlerësojmë që në këtë mandat qeverisës që ka pasur më së shumti kontestime dhe më së shumti vlerësime dhe atakime të kësaj qeverie, por edhe të kësaj legjislature ndaj Kushtetutës së Kosovës” thuhet veç tjerash në këtë shkrim.
Sipas Bugaqkut, Gjykata Kushtetuese ka anuluar disa nga ligjet më të rëndësishme të miratuara gjatë këtij mandati, duke përfshirë Ligjin për KPK-në, Ligjin për zyrtarët publik dhe Ligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në konteste civile”, thotë ai veç tjerash.
O Vullnet Bugaqku, ti dhe Instituti Demokratik i Kosovës e dini shumë mire se ligjet që i ka kthyer Gjykata Kushtetuese e Kosovës është rezultat i sekserëve të ngulitur nga qeveritë e nëparshme që veprojnë sipas dëdhirës së opozitës në Kosovë që zbatimi I këture ligjeve të stërzgjatet sa më shumë, për ta penguar Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij në forcimin e shtetit të Kosovës dhe për ta mbrojtur pasurinë multimilionëshe të opozitës të fituar me hajni e korrupsion.
O Vullnet Bugaqku nuk e di ku e more këtë guxim propagandues dhe nga të erdhi ky ellan kritikues mu para kësaj hakallame paszgjedhore që janë duke e bërë PDK, LDK, AAK dhe NISMA ku janë mobilizuar i madh e i vogël për ta rrëzuar Albin Kurtin nga posti i kryeministrit, edhe pse Qeveria e Albin Kurtit në katër vite qeverisje pati aq suksese sa nuk i paten tërë qeveritë e pas çlirimit e pavarësimit të Kosovës.
Ku ke qenë ti o Vullnet Bugaqku dhe ku ka qenë ky Instituti Demokratik i Kosovës këtyre viteve pas çlirimit,pavarësimit dhe pas miratimit të Kushtetutës,që as ty edhe as Instututit tënd nuk ia paskemi dëgjuar zërin që ti kritikojë qeveritë e derisotme të Kosovës. Pse tashmë 22 vite qeveritë e mëparshme nuk e paditën Serbinë gjenocidale për tërë ato vrasje, masakra, krime, dhunime, plaçkitje dhe shkatërrime që i kreu në Kosovë në vitet 1998/99?!
Në cilin planet paskeni jetuar ti Vullnet Bugaqku dhe Institut yt që derisot nuk nuk paskeni patur kaçik dhe guxim t’i kritikonit Prokurorinë Shtetërore të Kosovës dhe t’i kritikonit Gjykatat e Kosovës, të mbushura përplot me sekserë të ngulitur nga tradhtarët Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të cilët deri sot kanë treguar indiferentizëm maksimal dhe nuk i kanë paditur qoftë edhe në mungesë tërë ata kriminelë serbë që jetojnë të lire në Serbi pa i përjashtuar as kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daqiq dhe Aleksandër Vulin, kur dihet se edhe padia në mungesë ua fut tmerrin kriminelëve?!
Edhe ata pak kriminelë serbë që janë paditur nga prokuroritë e Kosovës dhe janë dënuar nga gjykatat e Kosovës për vrasjet, masakrat, krimet e dhunimet e tyre të kryera në Kosovë kanë marrë dënime qeshrake, pse?!
Ku keni qenë ti dhe Instituri yt Demokratik i Kosovës ta kritikonit punën Qeverive dhe Presidencave të Hashim Thaçit,të Isa Mustafës,të Ramush Haradinajt dhe të Fatmir Limajt.
Ku keni qenë ta kritikonit punën e Vlora Çitakut-ish ambasadoren e Kosovës në SHBA, e cila e pëgatiti planin për ndarjen e Kosovës. Ku keni qenë ta krtikonit punën e kryenegociatores Edita Tahiri, e cila në dialogun Kosovë-Serbi e pranoi fusnotën për Kosovësn?! Ku kenë qenë ti dhe Instituti yt të dhe Prokuroria e Gjyqësia e Kosovës të ngritni aktpadi kundër Isa Mustafës i cili e nënshkruajti në Bruksel Marrëveshjen për themelimin e Asocacionit serb në Kosovë?! Ta kritikonit Prokurorinë dhe Gjyqësi. Ku kemi qenë ti dhe Instituti yt në Kosovë ta kritikonit Prokurorinë dhe Gjyqësinë në Kosovë për faktin pse ende nuk ngrenë aktpadi për ish komandantët e UÇK-së që u bënë mulimilionerë gjatë luftës duke e vjedhur fondet “Vendlinja Thërret” dhe “3%” që mërgata jonë i dërgonte për luftën e UÇK-së?! Ku keni qenë ti dhe Institui yt ku ishte Prokuroria dhe ku ishite Gjyqosia e Kosovës t’i hetonin dhe t’i gjykonin ish komandantët e UÇK-së që një ari tokë të Kosovës e benin 5 euro dhe e shisnin 3700 euro?! Ku ishe ti dhe Instituti yt Demokratik, ku ishin Prokuroria dhe Gjyqësia e Kosovës, kur Ramush Haradinaj në cilësinë e kryeministrit ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosoëvs?! Ku ishe ti dhe Insituti yt Demokratik dhe Prokuroria e Gjyqësia e Kosovës kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli u bënë multimilionerë. Ku ishe ti dhe Instituti yt Demokratik, Prokuroria dhe Gjyqësia e Kosovës kur u krye fryrja e listës së veteranëve të rrejshëm të UÇK-së?! Ku ishe ti, Instituti yt dhe prokuroria e gjyqësia e Kosovës ëm të luftës. Ku ishe ti dhe Instituti yt Demokratik, Prokuroria dhe Gjyqësia e Kosovës të nxisnit që të griteshin aktpadi kundër kontrabandistëve serbë dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqptarë në Veri të Kosovës?!…
Dhe për fund ti Vullnet Bugaqku, “hulumtues fantom” dhe Instituti yt Demokratik duhet ta dini se Kushtetuta e Kosovës është në favor pakicës serbe dhe në favor të Serbisë gjenocidale, e hartuar sipas gustos së Marti Ahtisarit, e jo sipas meritave dhe dëshirës së popullit të shumëvuajtur të Kosovës!