“Albini i tutet burgut – thotë veç i provova llaskucat e hajvanat”, Valon Syla për Kurtin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing”, të T7, se Albin Kurti dëshiron të mbetet me çdo kusht në Qeveri sepse frikësohet nga burgu.
Ai ka thënë se janë disa afate nga e cila nuk mund të vazhdohet kjo bllokadë.
Sipas tij, Albin Kurti votat e diasporës po i fiton edhe me postë, duke aluduar se qëllimi nuk lidhet me mbajtjen e zgjedhjeve gjatë verës.
Por shton se qëllimi i kësaj bllokade lidhet me “frikën e tij ndaj burgut”.
“Unë mendoj që Albin Kurti i tutet burgut, edhe ai po do gjithqysh me mbet në qeveri. Në rast se e sheh që s’mund i bën numrat, ai del në planin B, e thotë veç i provova këta llaskucat e hajvanat, siç iu ka thënë apo hinë apo jo, e diskrediton Limajn edhe krejt ata që kanë qenë me një këmbë anej me një këmbë këndej”, ka thënë Syla.