A do të këndojë Gjesti kundër Serbisë? Zbardhet e vërteta
Gjatë 24 orëve të fundit, Gjesti është emri më i përfolur në krejt shqiptarinë, që po bënë ‘kërdi’ edhe si emër në rrjetet sociale.
Sot ka qarkulluar një video e Gjestit, i cili pas fitores së tij në BBVA 4 kishte thënë: “Ju ftoj të jeni pjesë e ndeshjes së 7 qershorit ndaj Serbisë. Shihemi në stadium”.
Mediumet online më tutje raportuan se ai do të performojë po në këtë ndeshje.
Megjithatë, emisioni sportiv “Favorit” që po transmetohet këto momente në T7, ka marrë vesh nga burime zyrtare brenda FSHF-së se Gjesti nuk do të performojë në këtë ndeshje, që do të luhen në “Arenën Kombëtare”.