TË FUNDIT

Ylli televiziv shfaqet në bikini, merr vëmendje me pozat seksi

Ylli televiziv, Ferne McCann shfaqi fizikun e saj të tonifikuar me një palë bikini jeshile, teksa rrëfeu se “është mirënjohëse për trupin e saj” në një postim sfidues në rrjetet sociale të shtunën.

34 vjeçarja, dukej e pabesueshme me ndryshimet e saj të fundit në trupin e saj.

Duke shijuar një pushim të njomur nga dielli në Maldive, Ferne pozoi me rroba banje teksa u tregoi ndjekësve kënde të ndryshme të figurës së saj, shkruan Daily Mail, përcjell “.

ImageYlli televiziv, Ferne McCannFoto galeri
Teksa shkruante se ishte mirënjohëse për trupin e saj, ylli televiziv vendosi disa akesesorë për të kompletuar pamjen e saj, një kapele plazhi dhe syze dielli.

Duke i shtuar një nuancë glam look-ut të saj për pushime, Ferne shtoi një palë vathë të mëdhenj me lule rozë dhe një byzylyk të bardhë të trashë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *