Ngritet aktakuzë ndaj tetë personave për rastin e dhunimit të 11-vjeçares nga Prishtina
Prokuroria Themelore në Prishtinë bën të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022, ndaj një 11-vjeçareje.
Në njoftimin e lëshuar nga prokuroria përmenden veprat penale si dhunim, trafikim me njerëz dhe shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale ‘Dhunimi’, i pandehuri D.Rr., ngarkohet për veprat penale ‘Dhunimi’ dhe ‘Trafikimi me njerëz’. Të pandehurit G.S. dhe B.S., ngarkohen për veprën penale ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’, i pandehuri M.S., ngarkohet për veprën penale ‘Dhunimi’”.
” I pandehuri F.S., ngarkohet për veprat penale ‘Dhunimi’ dhe ‘Trafikimi me njerëz’, i pandehuri M.R., ngarkohet për veprën penale ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’, si dhe i pandehuri E.S., ngarkohet për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale ‘Dhunimi’”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.