Larg duart nga ribashkimi kombëtar shqiptar!
Mehdi Hyseni
*** Dijetarë, patriotë, fetarë dhe atdhetarë nuk janë ata që mohojnë dhe shantazhojnë historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare, por janë mashtrues, shpifës, rrenca, tradhtarë, vrasës, përçarës dhe armiq më të rrezikshëm të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
*** Nuk ka histori të “sotme moderne” shqiptare pa historinë e djeshme të SKËNDERRBEUT dhe të ISMAIL QEMALIT-vlera madhështore të përjetshme, si dhe të të gjithë brezave të derisotëm, që kanë luftar dhe flijuar duke derdhur lumenj gjaku të pakursyer për çlirimin, për lirinë, për mëvetësimin dhe për RIBASHKIMIN mbarëkombëtar shqiptar.
*** Historia ndërtohet, nuk shkruhet me para, me përralla dhe me pallavra të rreme, demagogjike dhe të falsifikuara të “pazargjinjve” të ndryshëm bashibozukë, siç po ndodh sot në hapësirat e Shqipërisë Etnike.
SKËNDERBEU nuk e ka luftuar xhaminë, por skllavërinë e Perandorisë Osmane!
Ky dallim duhet bërë.Ndryshe, krijohet hapësirë për të manipuluar, keqinterpretuar dhe mohuar historinë e lavdishme epokale të kryefigurës emblematike të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Shqiptarët, duhet ta urrejnë skllavërinë e huaj mijëravjeçare (sllavo-bizantine-osmane), jo SKËNDERBEUN, as Abdyl Frashërin (Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, 1878), as ISMAIL QEMALIN, i cili themeloi SHQIPËRINË E RIBASHKUAR ETNIKE (28 Nëntor 1912)
Gjithashtu, sharlatanët, shpifografët, rrencat, injorantët, tradhtarët, kriminelët, terroristët dhe ekstremistët e të gjitha ngjyrave të zeza filosllave, duhet ta mësojnë të vërtetën se shqiptarët në kryengritjet dhe në luftërat e tyre shekullore, që nga heroi gjithëkombëtar SKËNDERBEU (1445) deri tek heroi Adem Jashari (1999) nuk kanë luftuar kundër kishave, as kundër xhamiave, por kundër tiranisë shumëshekullore bizantine, osmane dhe sllave.
Tendenca dhe lufta ideologjike, propagandistike, subversive dhe obskurantiste për t’i njollosur, baltuar dhe vrarë vlerat e djeshme dhe të sotme kombëtare shqiptare, si dhe përpjekja koherente 30-vjeçare e keqinterpretimit dhe e mohimit të kryefigurave më të rëndësishme dhe më të ndritura të historisë kombëtare dhe shtetërore shqiptare siç janë baballarët e kombit dhe të shtetit shqiptar, Skenderbeu dhe Ismail Qemali, është krim, padituri, turp, tradhti, amoralitet, iracionalizëm, diletantizëm, antikombëtarizëm, antihumanizëm, anitqytetërim dhe antishqiptarizëm.
Kjo luftë sa e hapur aq edhe e nëndheshme për njollosjen dhe për retushimin e zi të historisë kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë Etnike tërësisht është simetrike me historiografinë falsifikatore të sheteve sllave të Ballkanit (Serbia, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, Bullgaria), që kurrë nuk e kanë pranuar dhe nuk e kanë njohur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, por i kanë quajtuar të “egër” dhe me “bishta”, “ terroristë”, “emigrantë”, “nomadë”, “piromanë”, “irredentistë” dhe “separatist” kinëse të vendosur me “dhunë” në territoret e “tyre” sllavo-bizantine, si dhe SHQIPËRINË ETNIKE e kanë quajtur dhe, ende po e quajnë “Shqipëri e Madhe”!?
Kjo është sëmundja kronike dhe epidemia e pashëruar shekullore sllavo-bizantine e Ballkanit, jo RIBASHKIMI KOMBËTAR, AS NACIONALIZMI SHQIPTAR E AS SHQIPËRIA ETNIKE e copëtuar dhe e kolonizuar nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Greqia dhe nga Maqedonia(1878-2917).
Ky është problemi i pazgjidhur i Ballkanit, jo as Skënderbeu, as Ismail Qemali, as Adem Jashari, as UÇK-ja, as RIBASHKIMI KOMBËTAR, Injornaca, më e rrezikshme sesa çdo armik i jashtëm!
Sa aleate e fortë është injornaca e brendshme shqipfolëse e “kombit kosovar” dhe e “kosovarishtes” në përligjjen e tezave dhe të veprave falsifikuese të kuazishkencës historike dhe gjeopolitike të konglomeratit sllav ballkanik në kontestimin dhe në mohimin e vlerave të shenjta më sublime të KOMBIT SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
Bishtat e kësaj aleance dhe injorance famëkeqe kanë kaluar në skajshmëri saqë akuzojnë, sabotojnë, kontestojnë dhe shantazhojnë:
1.GJERGJ KASTRIOTIN-SKËNDERBEUN, KRYEFIGURËN LEGJENDARE HISTORIKE KOMBËTARE SHQIPTARE;
2.FIGURËN E ISMAIL QEMALIT dhe legjitimitetin historik dhe validitetin politik dhe juridik të shpalljes së QEVERISË SË PËRKOSHME TË VLORËS (28 NËNTOR 1912);
3.RIBASHKIMIN KOMBËTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE;
5. FLAMURIN E SKËNDERBEUT – TË ISMAIL QEMALIT;
6.KOMBIN SHQIPTAR, duke e copëtuar në të ashtuquajturin “komb kosovar”;
7.GJUHËN KOMBËTARE TË SOTME LETRARE SHQIPE TË STANDARDIZUAR (1972- 2017), duke e bastardauar me një gjuhë të “kombit kosovar”, të ashtuquajtur “gjuhë kosovarishte”;
8. VEPRIMTARËT E RIBASHKIMIT KOMBËTAR se gjoja “JANË GOGOLË” dhe se “JANË FANTAZMË” ( të rrezikshëm për kombin, për rajonin dhe për miqtë ndërkombëtarë), ashtu sikurse Serbia fashiste dhe kolonialiste, duke akuzuar dhe shantazhuar se gjoja “UÇK-JA ËSHTË TERRORISTE” DHE “SHQIPËRIA ETNIKE-VELIKA ALBANIJA”. Mirëpo, e VËRTETA është krejtësisht ndryshe, por, as Serbia e as bishtat e saj nuk duan ta shohin, as ta pranojnë këtë vërtetë-ky është KOLONIALZIMI DHE NEOKOLONIALZIMI SLLAV MBI TROJET ETNIKE TË SHQIPTARËVE, QË JANË KËRCËNIMI POTENCIAL DHE RREZIKU MË I MADH I PRISHJES SË PAQES, TË STABILITETIT DHE TË SIGURISË NË BALLKAN, JO RIBASHKIMI KOMBËTAR E AS SHQIPËRIA ETNIKE;
9.DATAT E SHENJTA HISTORIKE KOMBËTARE DHE SHTETËRORE SIÇ JANË KUVENDI HISTORIK I SKËNDERBEUT PËR BASHKIMIN E PRINCIPATAVE SHQIPTARE, QË NJIHET SI KUVENDI I LEZHËS , BËRË NË LEZHË, MË 2 MARS 1444; LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878); KUVENDI I SHPALLJES SË QEVERISË PËRKOSHME TË SHQIPËRISË ETNIKE NË VLORË, MË 28 NËNTOR 1912…, SI DHE DATËN HISTORIKE, TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS, MË 17 SHKURT 2008, DUKE E QUAJTUAR SI “DATË KOMBËTARE” TË “KOMBIT KOSOVAR! MIRëPO, KY ËSHTË NJË FALSIFIKAT PAR EXCELLANCE PËR TA MASHTRUAR KOMBIN SHQIPTAR, EVROPËN DHE GJITHE BOTËN, SEPSE AMERIKA DHE ALEATËT E SAJ TË BE-SË NUK KANË NJOHUR KURRFARË “kombi kosovar”, POR VETËM PAVARËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS-SHTETIN, JO “KOMBIN” E NEXHMEDIN SPAHIUT dhe të “bishtave” të tij, që “kanë humbur rrugën në oborrin e vet”. Për më tepër, ata nga prepotenca narcisoide, nga padituria dhe nga zilia ndaj pavarësisë së shetit gjithëkombëtar-SHQIPËRISË ETNIKE (28 Nëntor 1912), shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e quajnë “pavarësi kombëtare” të “kombit kosovar”!? Mirëpo, këtë tezë agnosticiste të “spahinjve” e përgënjeshtrojnë simbolet shtetërore të Kosovës: 1) Flamuri, 2) Stema dhe 3) Himni, që nuk kanë asnjë tipar identik dhe të përbashkët me simbolet kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë (Flamuri, Stema dhe Himni).
Sa më sipër shtrohet kjo pyetje e pashmangshme për “ muratorët e lirë dhe papengesa”, edhe sa vite u nevojiten që të hapin “gropa arkeologjike” për “varrosjen” e trashëgimisë dhe të së drejtës historike, kulturore dhe kombëtare të Skenderbeut dhe të Ismail Qemalit, të cilët në kohë të ndryshme kanë luftuar dhe kanë bërë përpjekje vigane që ta çlirojnë, ta pavarësojnë dhe ta bashkojnë kombin shqiptar, ashtu sikurse ndodhi me krijimin dhe me bashkimin e kombeve të mëdha të Evropës.
Kolonializmi shekullor serbo-sllav PO rrezikon KOMBIN SHQIPTAR, SHQIPËRINË ETNIKE DHE BALLKANIN, JO RIBASHKIMI I SAJ, AS SKENDERBEU, AS ISMAIL QEMALI E AS NACIONALIZMI I SHPIFUR “ROMANTIK” DHE “FOLKLORIK” SHQIPTAR!
Edhe pse Amerika, BE-ja dhe NATO-ja kanë shuar flakën e luftërave në Ballkan (1990-1999), si rrjedhim i tri gjenocideve të Serbisë, zjarri i zgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844) dhe të Slobodan Milosheviqit (1989-1999) ka ngelur i pashuar nën hirin e kolonializmit të saj shekullor (1878-2017).
Këtë politikë kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë, sot e provon edhe mosnjohja e Republikës së Kosovës nga Beogradi zyrtar, i cili me “Dialogun e Brukselit”(2011-2017) po orvatet, që atë ta rikthejë nën vazalitetin dhe suzerenitetin e saj kolonial shekullor (1912-1999). Këtë pretendim territorial për ripushtimin e Kosovës së pavarur nga ana e Beogradit e provon edhe Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006) sipas së cilës “Kosova është krahinë autonome e Serbisë”!?
Ky është rreziku për përflakjen e Ballkanit, JO KËRKESA E DREJTË HISTORIKE, LEGJITIME, LEGALE DHE KUSHTETUESE E KOMBIT SHQIPTAR PËR RIBASHKIMIN E TIJ DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE : “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identiten dhe bashkimin kombëtar, me bindje e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë vlerat më të larta të njerëzimit.”(Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Preambula, 1998).
Mirëpo, maskarenjtë e sotëm të paturpshëm gjysmakë dhe anakronikë (ndërrojnë tezat e tyre sipas yrrnekut shekullor serbo-sllav), në vend se të merren me përgënjeshtrimin e historisë falsifikatore serbo-sllave në Ballkan (që ka shpërfytyruar dhe mohuar historinë mbarëkombëtare shqiptare, si dhe të drejtën legjitime të shqiptarëve mbi historinë, mbi identitetin kombëtar dhe territorial-SHQIPËRINË ETNIKE), ata qe më se dy dekada po merren me falsifikimin e historisë kombëtare shqiptare të SKËNDERBEUT dhe të ISMAIL QEMALIT!
Kësaj çmendurie, këtij paradoksi, këtij turpi dhe këtij vetëmohimi, poeti ynë Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla), do t’u përgjigjej me këto vargje shumëdomethënëse, të shprehura në frymën revolucionare dhe liridashëse: “ S’duam me humbë në lojë të përgjakun të historisë njerëzore, s’duam shekujt të tallen me ne, s’duam të jemi një thumb ngulur në trutë e njerëzimit, s’duam që acari me na ngri pranverën, s’duam që tiranët me bërllogun e tyre me na fik dritën, me na ngri shpirtin…”!
Ky mesazh që buron thell nga dhembja dhe nga shpirti i trazuar patriotik i poetit, që mbarë popullin e vet ta shihte fitimtar, të lirë, të përparuar, të lulëzuar, të emancipuar dhe në mirëqenie të plotë sikurse popujt e tjerë të Evropës, u drejtohet atyre shtypësve të huaj barbarë, që ua kishin zënë diellin dhe frymën shqiptarëve, që ua kishin vjedhur dhe shtrembruar historinë e lavdishme të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, që ua kishin pushtuar tokat dhe shtëpitë e tyre, që ua mohonin të drejtën themelore të ekzistencës për të jetuar të lirë dhe në mirëqenie sikurse popujt e tjerë të Evropës.
Gjithashtu, kjo kritikë e hollë dhe vehemente, e shprehur në formë poetike, është e adresuar edhe kundër armiqve të brendshëm demagogë, mashtrues, shfrytëzues dhe reaksionarë, që mbronin interesat e veta dhe të huaja, duke shkelur dhe nëpërkëmbur interesin e përgjithshëm të popullit, historinë, vlerat, kulturën dhe lirinë e tij, të fituar me gjak dhe me skrifica mbinjerëzore në epoka dhe në shekuj.
Fatkeqësisht, një dramë e tillë tragjike po rishfaqet edhe sot ndër shqiptarët e copëtuar, të kolonizuar dhe ndër ata të lirë (në Shqipërinë londineze dhe në Kosovën Ahtisariane), sepse disa eksponentë reaksionarë me prirje filosllave dhe fashiste, me predikimet e tyre “politike” dhe “shkencore” po e kontestojnë dhe po e falsifikojnë historinë kombëtare shqiptare që nga Skënderbeu, nga Isamil Qemali e deri te Adem Jashari.
Shembull konkret i kësaj çmendurie, është shpallja e “kombit kosovar” dhe e “gjuhës kosovarishte”!?
Nuk ka popull në botë me dy kombe, por me dy a më shumë shtete, po!
Mirëpo, sa ia vlen të “ rrahësh ujë në havan” si thotë populli, kur “kovaçi” dhe “baba” i “kombit kosovar” Nexhmedin Spahiu nuk heq dorë nga falsfikimi dhe nga përfolja e KOMBIT SHQIPTAR (2005-2025), duke dashur që atë ta shkyejë në “kombin kosovar” dhe duke dashur që GJUHËN SHQIPE të KOMBIT SHQIPTAR, ta prishë dhe ta bastardojë me njëfarë gjuhe të tij të shpikur të tipit “esperanto” të quajtur “kosovarishte”.
Natyrisht, kur Nexhemedin Spahiu ka “vizatuar” “një komb të ri” (jo krijuar, sepse asnjë komb në botë nuk ka autor vetëm një individ, por mbarë popullin), si dhe ka trilluar “një gjuhë kosovarishte” ( jo krijuar, sepse gjuha shqipe është e vjetër sa vetë shqiptarët), kuptohet, pse ky “ kërkon qiqrra në hell” për ta bastarduar edhe historinë e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, gjithnjë duke justifikuar tezat e historiografisë serbo-sllave dhe duke favorizuar elementin sllav, anadollak, si dhe atë fashist të historisë së falsifikuar shqiptare në Ballkan.
Vetëm “ Ringjallja e atdheut tonë, bashkimi dhe liria” na pajton dhe na shpëton, jo asnjë “terrorizëm” i amputuar nga amriqtë e brendshëm dhe të jashtëm!
Prandaj, Fronti për Ribashkim Kombëtar Shqiptar, kurrë nuk do të pranojë debat me ata që synojnë të copëtojnë dhe të bastardojnë TRASHËGIMINË HISTORIKE KOMBËTARE, GJUHËN, FLAMURIN, KULTURËN DHE RIBASHKIMIN KOMBËTAR!
-Kush e mohon dhe e vë në pikëpyetje historinë kombëtare të SKËNDERBEUT dhe të ISMAIL QEMALIT, dihet se është i vetëmashtruar dhe i helmuar nga e gjithë historia falsifikatore sulltanore-osmanlike dhe çetniko-fashiste-komuniste sllave.
-Ata, që kinse “shkruajnë libra” dhe bëjnë debate turbulluese, duke ia futur kot i kotit kinse për ta ndryshuar historinë kombëtare të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, si dhe për ta copëtuar kombin shqiptar, duke ia futur PYKËN e ashtuquajtur “komb kosovar”, si dhe duke ia prishur gjuhën shqipe me të ashtuquajturën “gjuhë kosovarishte” nuk duhet pranuar për debat, as nuk duhet publikuar asnjë rresht dhe, asnjë paçavure të tyre, sepse janë armiq të gjuhës shqipe, të kombit dhe të FLAMURIT të Skënderbeut dhe të Isamail Qemalit.
Në këtë “temë” nuk mund të ketë debat, sepse shqiptarët kanë vetëm NJË KOMB SHQIPTAR, i cili nuk njeh kurrfarë “kombi kosovar” mbase ky nuk ekziston në asnjë skaj të botës e as në Kosovë, edhe pse Kosova më 17 shkurt 2008 ka fitur cilësinë politiko-juridike dhe kushtetuese si SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN, jo si “komb kosovar” i Nexhemdin Spahiut. Për më tepër (që Spahiu e pohon dhe e mbron të kundërtën, me qëllim që të copëtojë KOMBIN SHQIPTAR) Amerika me aleatët e saj evro-perëndimorë (BE dhe NATO) ka njohur SHTETIN E KOSOVËS, JO KURRFARË “kombi kosovar” e as kurrfarë “gjuhe kosovarishte”, sepse KOMBI SHQIPTAR ka GJUHËN SHQIPE të standardizuar, JO “kosovarishten”, e cila nuk është gjuhë as e shqiptarëve, as e serbëve, as e turqve, as e kroatëve, as e boshnjakëve, as e hashaklinjve, as e romëve, as e egjiptianëve etj., që jetojnë në Kosovë. Me një fjalë, “kobi kosovar” nuk është kurrfarë kombi dhe “kosovarishtja” nuk është kurrfarë gjuhe, sepse as de fakto, as de jure e as historikisht nuk ekzistojnë si të tilla në Ballkan.
Skënderbu, as Ismail Qemali e as gjuha shqipe nuk janë fajtorë për moszgjidhjen e problemit kolonial shqiptar në Ballkan!
Historia kombëtare e Skënderbeut dhe e Ismail Qemalit nuk është e diskutueshme për shqiptarët, por kolonializmi sllavo-bizantin! Ky është problemi më i madh për shqiptarët dhe për Ballkanin.
Pra, problemi është lufta për pushtet, frika dhe oportunizmi i liderëve dhe i shtetarëve të mdryshëm, të cilëve qe 30 vjet (1990-20 25) për t’i ruajtur kolltukët dhe interesat e tyre priviliegjuese nuk ua ka mbajtur “sita” e as koka, që të shtronin për debat historik, kombëtar, ndërkombëtar, politik, diplomatik, juridik dhe demokratik zgjidhjen e problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan(1878-2025)!
-Kjo histori dhe gjendje sa e dhimbshme aq edhe tragjike, do të duhej të kishte qenë tema parësore si për shkencën, ashtu edhe për politikën, për diplomacinë, për drejtësinë, për publicistikën, për masmediat dhe për panelet e ndryshme me karakter gjithëkombëtar dhe ndërkombëtar, JO të merrishen me “tema” të imponuara, të improvizuara, të paguara dhe të “përpunuara” nga politika dhe nga propaganda serbo-sllave (Rusia, Serbia, Mali i Zi, Maqendonia, Greqia), me qëllim që t’i justifikonin tezat dhe të drejtën e tyre historike, politike, propagandistike, kolonialiste dhe neokolonialiste mbi tokat e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.
Larg duart nga RIBASHKIMI KOMBËTAR!
Edhe nga varri, Babai i Shqipërisë Etnike, Ismail Qemali po i apostrofon spiunët dhe tradhtarët kuislingë shqipfolës, që së bashku me politikën dhe me propagandën kriminale antishqipatre serbo-sllave po luftojnë kundër RIBASHKIMIT KOMBËTAR dhe SHQIPËRISË ETNIKE : “…MOS NA PENGONI NË RRUGËN TONË TË SHENJTË”!
Prandaj, të gjithë urrejtësit, spiunët, tradhtarët dhe armiqtë e brendshëm (me pagesë dhe vullnetarë të qendrave, të shërbimeve, dhe të agjenturave të ndryshme të zubulimit dhe të kundërzbulimit), që në forma të ndryshme antinjerëzore dhe provokuese propagandistike po luftojnë kundër RIBASHKIMIT KOMBËTAR, kundër të RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE, kundër të SKËNDERBEUT dhe kundër ISMAIL QEMALIT, ka ardhur koha e fundit, që të vetëdijësohen dhe të rindërgjegjësohen moralisht, profesionalisht dhe kombëtarisht, që të “mos i bijnë samarit, po gomarit”, që të “mos e hedhin gurin në lum, e të fshehin dorën”, duke i shpifur, intriguar dhe duke i quajtur “terroristë” veprimtarët e RIBASHKIMIT KOMBËTAR, ashtu sikurse SERBIA kundë UÇK-së duke e quajtur dhe denoncur si “terroriste”!?
Të mos akuzohen, të mos akuzohen dhe të fajësohen pa asnjë arsye ata që me të drejtë po kërkojnë për t’u ribashkuar, por ata që i kanë kolonizuar, copëtuar dhe aneksuar qe më se një shekull (1878-2017)! -Ata fajësoni, o, të sëmurë të këj shekulli të sëmurë, nëse u mba “sita” dhe “koka e urtë”, kritikoni, shpifni dhe luftoni kolonialistët sllavo-bizantinë, që po ua mbajnë peng gjysmëm e kombit (50%) dhe gjysmën e territoreve të Shqipërisë Etnike(50%).
A ka më çmendurake dhe më antishqiptare sesa ta mbrosh “kombin kosovar” e ta kontestosh dhe ta mohosh RIBASHKIMIN KOMBËTAR për të cilin janë flijuar me qindra, me mijëra dhe me milionë shqiptarë (XVIII, XIX, XX)?-
A ka më patologjike dhe më antishqiptare sesa ta mbrosh “kosovarishten” e ta bastardosh GJUHËN E SOTME LETRARE SHQIPE GJITHËKOMBËTARE TË SHQIPËRISË ETNIKE?
Në trojet indigjene të Shqipërisë Etnike dhe në diasporë “pasksha nacionalizëm romantik dhe folklorik shqiptar”!?
Çfarë gënjeshtre , çfarë shpifje , çfarë demagogjie dhe hipokrizie kjo, e aliazhuar me marketingun e politikës dhe të propagandës atakuese kriminale serbo-sllave-shqipfolëse për luftimin e RIBASHKIMIT KOMBËTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE?!
Përkundrazi, në Ballkan fjalën kryesore e ka nacionalizmi shovinist serbo-sllav, që mbron “palçkën shqiptare”, të grabitur me forcë dhe me gjenocid nga territoret e SHQIPËRISË ETNIKE dhe të KOMBIT SHQIPTAR(1878-2017).
Mirëpo, psikopatët e ponderuar shqipfolës fajësojnë nacionalizmin shqiptar dhe ribashkimin kombëtar, jo gjenocidin serb!?
Sipas diagnozave kritizuese të hyzmeqarëve dhe të psikopatëve të ponderuar shqipfolës, “nacionalizmi romantik dhe folklorik shiptar qenka jashtëkohe” dhe “fajtor” për të gjitha të zezat që e kanë pllakosur shoqërinë e sotme shqiptare në Ballkan (1990-2017)!?
Si mund të ketë qenë “fajtor” nacionalizmi shqiptar për gjendjen e sotme të mjerueshme të shqiptarëve në Kosovë, në Shqipëri e gjetkë, si dhe për gjendjen, për rrethanat dhe për problemet ekzistuese në Ballkan, kur që nga viti 1990 e deri më sot (2017) nuk ka qenë në pushtet në asnjë qeveri shqiptare, as në Shqipëri, as në Kosovë etj.
Së kendejmi, nacionalizmi shqiptar nuk ka krijuar kurrfarë konflitkesh të jashtme me vendet fqinje, as kurrfarë krizash politike dhe insitucionale të brendshme, si dhe të staginimit të zhvillimit ekonomik dhe të përparimit të gjithmbarshëm të vendit, por qeveritë të vetëquajtura demokratike dhe socialiste (me votën e popullit të shkretë), të cilat me politikat dhe me programet e tyre të falimentuese, trafikane, kanabiste, me korrupsion enorm, me krim të organizuar, me drejtësi të politizuar, me nepotizëm të pakufijshëm, me plaçkitje pirateske, me eksod të përditshëm, me pazhvillueshmëri ekonomike dhe sociale kanë shkaktuar kriza të thella ekonomike dhe sociale, duke lënë 50% të papunë, 50% të varfër, të pastrehë, si dhe kanë legalizuar eksodin permanent (1990-2017).
Sipas tyre, “Nacionalizmi romantik dhe folklorik qenka fajtor”, pse Serbia, soldateska e Slobodan Milosheviqit bëri gjenocid ndaj Kosovës dhe shqiptarëve (1989-1999) duke vrarë “11.840 shqiptarë; 1.392 fëmijë deri në moshën 18-vjeçare; 296 fëmijë deri në moshën 5-vjeçare; 1.739 gra; 1.882 pleq deri në moshën 65-vjeçare dhe kanë zhdukur 1.450 njerëz, si dhe kanë dhunuar 20.400 femra shqiptare.” (http://koha.net/?id=&l=49980).
Nuk e dinë psikopatët e ponderuar, që po sillen me papërgjegjësi “sipas moti ktheje gëzofin” se shqiptarët dhe Shqipëria Etnike e as Ballkani nuk janë duke u rrezikuar dhe duke vuajtur të zitë e ullirit nga “nacionalizmi romantik” e as nja “nacionalizmi foklorik” shqqiptar, sepse këto dy kategori të nacionalizmit, që në veçanti janë “pajë” e nacioalizmit mesjetar mitologjik dhe folklorik shovinist serb, populli shqiptar nuk i njeh, sepse, gjatë gjithë historisë së tij të derisotme nuk ka jetuar e as nuk është ushqyer me nacinalizma negativë, por vetëm nacionalizmin pozitiv realist patritoik, pa i dëmuar dhe rrezikuar asnjëherë interesat nacionale dhe shtetërore të vendeve pushtuese fqinje (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia), të cilat, edhe sot, në shekullin XXI (viti 2025) busullë dhe armë kryesore për vrasjen e shqiptarëve kanë nacionalizmin mitologjik mesjetar negativ, si rrjedhim ky lloj i nacionalizmit ishe shkaktari kryesor i grabitjes dhe i pushtimit kolonialist të trojeve etnike shqiptare, si dhe shfarosja e shqiptarëve me forcë dhe me gjenocid, siç ishte edhe ai fundit, i kryer në Kosovë nga bandat terroriste çetnike policore, paramilitare, militare të Serbisë së Slobdan Milosheviqit (1989-1999).
Mos i tallni, mos i ironizoni, mos i keqinterpretoni dhe mos i shpifni dhe tradhtoni ata, që po veprojnë për jetësimin e idesë dhe të së drejtës shekullore për RIBASHKIMIN E KOMBIT SHQIPTAR brenda kufijve historikë dhe gjeopolitikë të SHQIPËRISË ETNIKE (1878-2017), sepse shpejti do të vijë dita, që të dëmtuarit, nuk do të tallën, as nuk do të flirtojnë me ju, por do të kërkojnë llogari për shpifjet dhe për të bëmat e zeza të juaja në kurrizin e interesit të përgjithshëm të KOMBIT dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
Sikur shqiptarët të kishin qenë naconalistë në kuptimin negativ sikurse sllavët pushtues gjenocidalë fqinjë, sigurisht se nuk do të kishin qenë të copëtuar, të ndarë, të kolonizuar dhe të aneksuar nga Serbia, Mali i Zi, nga Greqia dhe nga Maqedonia, por do të ishin të bashkuar brenda SHQIPËRISË ETNIKE, si shteti më i madh në Ballkan.
Pra, në vend se të merreni me trajtimin e zgjidhjes së problemit kolonial shqiptar në Ballkan, po shpifni, po trilloni dhe po bëni “debate investiguese”, si dhe po shkarravisni libra, duke e kontestuar dhe njollosur historinë gjithëkombëtare shqiptare të SKËNDERBEUT dhe të ISMAIL QEMALIT!?
O, të gjorë dhe të verbuar për pushtet, për karrierë dhe për pasuri, duhet të kuptoni dhe ta keni të qartë të vërtetën se, as Skënderbu, as Ismail Qemali e as kërkesa e ligjshme dhe e drejtë e shqiptarëve për shkolonizimin dhe për ribashkimin e tyre në kuadrin e SHQIPËRISË ETNIKE ( jo të “Shqipërisë së madhe” të trilluar dhe të patentuar nga Serbia e Madhe, që nga viti 1844) kurrë nuk kanë qenë, nuk janë dhe dot nuk do të jenë problemi I Ballkanit, por, problemi i Ballkanit ishte dhe ende është KOLONIALIZMI DHE NEOKOLONIALIZMI SLLAVO-BIZANTIN me Serbinë dhe me Greqinë në krye.
Derisa të mos zgjidhet problemi kolonial i shqiptarëve, Ballkani, do të jetojë nën “ethe lufte”!
Mbani mend, sa herë që shqiptarët e kolonizuar në hapësirat e Serbisë, të Greqisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, të ngrihen në këmbë për t’i kërkuar të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore dhe kombëtare, vazhdimisht do të jenë të akuzuar dhe të sulmuar nga Beogradi, nga Shkupi, nga Podgorica dhe nga Athina, se gjoja po kërkojnë “Shqipërinë e Madhe”!?
Ky ishte, është dhe do të jetë shkaktari kryesor i shpërthimit të luftërave në Ballkan.
Prandaj, kot po ”mbani ders” (sikurse dikur i ndjeri Ibrahim Rugova, “se nuk do të ketë luftë në Kosovë”. Mirëpo, pas një dekade (1989-1999) keq e demantoi lufta e UÇK-së), se kinse kanë përfunduar luftërat në Ballkan, sepse derisa Greqia nuk njeh Çamërinë shqiptare, nuk njeh Kosovën, derisa Serbia nuk njeh Kosovën, Preshevën, Bujanocin, Medvegjën, si dhe Pazarin e ri shqiptar, derisa Maqedonia nuk njeh Ilirdën shqiptare, si dhe derisa Mali I Zi nuk u njeh shqiptarëve të drejtën historike dhe të vetëvendosjes për t’ua ribashkuar me pjesët e tjera të territorit të SHQIPËRISË ETNIKE, lufta është e pashmangshme dhe e hapur ndërmjet shqiptarëve dhe sllavëve pushtues ballkanikë.
Mjerisht, deri tani, problemit kolonal të pazgjidhur të shqiptarëve i kanë vënë kapak me “vendim” si politikat shtetërore me masmediat e tyre të verdha, ashtu edhe qarqet e tjera jashtë pushtetit. Në vend se, qe 27 vjet ta riaktualizojnë për zgjidhje këtë problem që rëndon mbi gjysmën e territorit dhe të kombit shqiptar (1878-2025), ato “fajtorin” e kërkojnë brenda kombit shqiptar, duke filluar që nga Skënderbeu, Ismail Qemali dhe deri tek Adem Jashari, të cilët, në kohë të ndryshme, por në rrethana të njëjta të terrorit, të shtypjes, të tiranisë dhe të padrejtësisë nga të njëjtit armiq shekullorë të shqiptarëve, flijuan dhe sakrifikuan jetët e tyre për ta bërë të lirë, të pavarur, sovran dhe të ribashkuar kombin shqiptar dhe Shqipërinë e tyre.
*** Skënderbeu dhe Ismail Qemali me nder, me besënikëri, me krenari, me trimëri e me faqe të bardhë e kanë kryer borxhin dhe misionin e shenjtë të tyre ndaj Kombit dhe Atdheut-Shqipërisë së shqiptarëve.
Prandaj, Skënderbeu dhe Ismail Qemali nuk janë kurrfarë problemi për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike, por sllavo-bizantinët kolonialistë të Ballkanit.
Këta (sllavo-bizantinët) janë problemi i djeshëm dhe i sotshëm për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike dhe për Ballkanin. Kjo, do të duhej të ishte tema kyç për debat si në sofrën e brendshme gjithkombëtare shqiptare, ashtu edhe në atë evropiane dhe ndërkombëtare (1990-2025). – Sepse pa zgjidhjen problemit kolonial të shqiptarëve, vështirë se ndonjëherë, do të ketë qëndrueshmëri, paqe dhe siguri në Ballkan, por vetëm tërmete sizmike politike, konflikte dhe luftëra të herëpashershme sikurse këtu e njëqind vjet më parë (1912-2025).
*** Andon Z.Çajupi: “O, shqiptarë të mjerë q’u ka marrë koka erë e po luftoni për të tjerë…”
Po ju pengon RIBASHKIMI KOMBËTAR, SKËNDERBEU, ISMAIL QEMALI, KOMBI SHQIPTAR DHE GJUHA SHQIPE!?
O, kokëtharë, o të verbër, o shpirtmeskinë, o injorantë, o të sëmurë të shekullit XXI, pse nuk ballafaqoheni me realitetin e sotëm të hidhur të gjendjes së mjerueshme dhe tragjike të më se gjysmës kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, që ende po jeton nën robërinë egër koloniale të ballkanasëve sllavo-bizantinë (1878-2025)?
Pa zgjidhjen e këtij problemi jetik në sfondin gjithëkombëtar, nuk do të ketë as zhvillim dhe as përparim të Shqipërisë Etnike të copëtuar dhe të shfrytëzuar nga armiqtë shekullorë sllavë të Ballkanit.
Mos na IMPONONI TEMA historike dhe politike fiktive antishqiptare, ju tradhtarë, bashibozukë dhe hyzmeqarë të huaj (të dreqit e të birit), sepse “PA BASHKIM NUK KA SHQIPËRI” ka thënë Sami Frashëri, filozofi, strategu, vizionari dhe ideologu i bashkimit kombëtar dhe i Shqipërisë Etnike me veprën programore “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” (1899).e
Ky projekt strategjik afatgjatë deri në ribashkimin përfundimtar mbarëkombëtar shqiptar, do të duhej të ishte “ temë mbi temë”, që do të duhej riaktualizuar, debatuar dhe rindërkombëtarizuar për zgjidhje (1990-2025), jo revidimi i historisë kombëtare shqiptare të ndërtuar nga populli shqiptar liridashës dhe atdhedashës me Skënderbeun dhe me Ismail Qemalin në krye, spse këta me heroizmin, me trimërinë, me urtinë, me largpamësinë dhe me atdhedashurinë e vet e kanë kryer misionin dhe borxhin e tyre historik ndaj kombit dhe ndaj atdheut të vet, ashtu sikurse e gjithë Lëvizja Kombëtare Shqiptare me luftëtarët, me mendimtarët dhe me Rilindësit e vet.
Ndaj, kush janë ata analfabetë, hyzmeqarë dhe tradhtarë me dëmkë, që po problematizojnë historinë e kombëtarizmit dhe të patriotizmit të Skënderbeut dhe të Isamil Qemalit?!
Kush, dhe pse po kërkon ndryshimin e historisë kombëtare shqiptare të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit?
Kush, dhe pse po hap “tema” të këtilla për debatim në masmedia të ndryshme shqipe?
Kur as Skënderbeu e as Ismail Qemali me veprat e tyre kombëtare, patriotike dhe atdhetare nuk përbëjnë kurrfarë pikëpyetjeje negative e as të disktueshme për substancën, për ineteresin e përgjithshëm dhe për objektivin e historisë kombëtare shqiptare.
Pse, nga doli kjo kërkesë armiqësore antishqiptare(1990-2025), që pas disa shekujsh, shqipfolësit me paçavuret e tyre verbale dhe të shkruara po orvaten, që ta kontestojnë dhe ta mohojnë historinë e vet, ashtu sikurse politika, propaganda (e zezë dhe e bardhë), kuazisheknca bizantine, osmanlike dhe sllave , që me shekuj kanë luftuar kundër shqiptarëve në Ballkan, duke ua mohuar të drejtën e ekzistencës, të drejtën historike, të dejtën e vetëvendosjes historinë, identitetin, trojet etnike, gjuhën, kulturën dhe atdheun ?
Fat i bardhë për shqiptarët, që Hamzajt e sotëm nuk kanë jetuar në kohën e Skënderbeut, të Rilindjes Kombëtare dhe të Ismail Qemalit!
Vërtet, duhet theksuar këtë fenomen, se është fat i madh për kombin shqiptar dhe për historinë e tij, që analfabetët dhe skizofrenët e sotëm shiqipfolës (të cilat me “prraçkat” dhe me pallavrat e tyre po mundohen ta nxijnë, ta vënë në dyshim dhe ta mohojnë historinë kombëtare shqiptare të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, me qëllim që t’i zëvendësojnë me ndonjë figurë tjetër historike të pushtuesve të huaj qoftë të Perandorisë Osmane, qoftë të monarkive dhe të mbretërive serbo-sllave bizantine) nuk kanë jetuar dhe vepruar në epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit-SKËNDERBEUT (1405–1468 ), të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ( 1878-1912) dhe të Ismail Qemalit ( 1844-1919), sepse do të kishin qenë tragjedia dhe fatkeqësia më e madhe, edhe për Kombin dhe për Shqipërinë Etnike, sepse për interesa të tyre personale, klanore, partiake dhe ideologjke s’do të kishin lënë gurë pa rrëzuar,ashtu sikurse Hamzai, Ballaban Pasha dhe Abdyl Hamid MizorI e shumë të tjerë, që i vranë dhe i dogjën shqiptarët për një ABETARE, kurse serbëve u hapnin shkolla dhe kisha e dioqeza në Prizren dhe në troje të tjera të vilajeteve shqiptare. -Ndërkaq si “shpërblim” për privilegjet e tilla, Aleanca serbo-greko-bullgare në dy luftërat ballaknike (1912-1913) i dhanë grushtin e fundit sundimit perandorak osman në Ballkan, me ç’rast me ndihmën e Rusisë dhe të Fuqive të Mëdha të Evropës, në emër të rremë të “çlirimit nacioanl dhe territorial” serbo-sllav, me agresion dhe me gjenocid pushtuan dhe kolonizuan Katër Vilajetet Shqiptare (Manastirin, Janinën, Shkodrën dhe Kosovën).
Kërkesa absurde e skizofrenëve dhe e analfabetëve për retushimin, për revizionimin, për kontestimin dhe për mohimin e historisë së dy kolosëve më të mëdhenj dhe më të merituar të Kombit dhe të Shtetit Shqiptar me famë gjithëkombëtare dhe ndërkombëtare, SKENDERBEU dhe ISMAIL QEMALI, do të thotë VETËVRASJE dhe VDEKJE edhe për Kombin, edhe për SHQIPËRINË ETNIKE! -Do të thotë fundin e historisë së identitetit kombëtar shqiptar në Ballkan!
Ja, këtë e duan bageristët filosllavë, masha dhe zorra e verbër e kuazishkencës dhe e politikës sllavo-bizantine ballkanike, që kanë misionin dhe qëllimin e përbashkët, që shqiptarët t’i lënë pa histori, pa komb dhe pa shtet të tyre, ashtu siç ka ndodhur me popullin mysliman të Bosnjës.
Ky është pikësynimi kryesor i përpjekjes dhe i luftës së përbashkët i aleancës sllave dhe sllavofile, që të shtrembërojnë, të retushojnë dhe të gjymtojnë origjinalitetin e rrënjëve pellazgo-ilire të historisë kombëtare shqiptare, të ndërtuar, të identifikuar dhe të personifikuar nga kryefigura e lavdishme e saj SKËNDERBEU.
Mjaft më me propagandën serbo-sllave dhe me intrigat e mashtrimet falsifikuese të historisë gjithëkombëtare!
Vërtet, qe më se tri dekada ndodhemi në një gjendje tejet të rëndë, të mjerueshme, abnormale, absurde, iracionale dhe paradoksale, sepse në njërën anë vazhdimisht jemi të sulmuar nga thikat e politikës dhe të kuazishkencës sllavo-bizantine (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia), që nuk njohin as gjenealogjinë dhe as ekzistencën e Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan, kurse në anën tjetër, jemi të sulmuar nga disa eksponentë injorantë dhe fanatikë shqipfolës të sëmurë mendërisht dhe të uritur për të gllabëruar dhe shkatërruar çdo gjë që është me vlerë të pavdekshme kombëtare shqiptare.
Duhet nënvizuar se, faktori i dytë shqipfolës, gjithnjë po bëhet më i egër, më satan dhe më i rrezikshëm sesa faktori parë i amalgamës sllavo-biznatine, sepse në saje të metodave dhe të formave më perfide të ekstremizmit religjioz dhe politik po ngulmon që me çdo kusht, duke shfrytëzuar masmedia të korruptuara antikombëtare, pozita dhe funksione të ndryshme në pushtet, si dhe institucionet shoqërore jashtë pushtetit, të ndryshojë historinë kombëtare shqiptare dhe personalitet më emblematike të saj, siç janë SKENDERBEU dhe ISMAIL QEMALI.
Kjo përpjekje e bageristëve skizofrenë, nuk është vetëm propagandë e politikës ditore, që dikush prej tyre të fitojë vota për deputet parlamenti a të bëhet ministër qeverie, apo për të hapur ndonjë firmë dhe për të fituar ndonjë tender sipas lidhjeve dhe shantazheve nepotise oligarkike, por, thjesht, është luftë e shpallur për të ndryshuar, për të nxirë, për të kontestuar dhe për ta mohuar historinë shumëshekullore të Kombit dhe të Shqipërisë Etnike.
Kush e mohon historinë e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, do të vetëvirtet nga realiteti dhe nga e vërteta!
Ka vite që po anatemohet dhe po përfolet historia kombëtare shqiptare dhe kryefigurat më të merituara dhe më të ndritura të saj siç janë SKËNDERBEU dhe ISMAIL QEMALI.
Mirëpo, ata analfabetë dhe skizofrenë, që kontesojnë dhe mohojnë SKENDERBEUN dhe ISMAIL QEMALIN, sigurisht se nuk njohin historinë e tyre, sepse janë melezë (hibridë), janë të paguar, të stërvitur, të mobilizuar,të porositur nga armiqtë e brendshëm dhe të huaj të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, që të krijojnë mjegulla të dendura, dyshime, konfuzion, paqartësi, grindje, shpifje, provokime, përçarje dhe në vëllavrasje si mbi bazën kombëtare, politike, ashtu edhe mbi atë fetare. Misioni kryesor i tyre është që ndryshojnë historinë e derisotme të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, që nga periudha e lavdishme e Skënderbeut deri te koha më e re e Adem Jasharit (1998).
Kjo farë sëmundje patologjike e shpërfaqur pas viteve të 90-ta të shekullit XX, që mjerisht është e pranishme edhe sot (XXI, 2025 ende nuk ka mundur të diagnostifikohet as nga mjekësia vendore e as nga ajo evropiane dhe ndërkombëtare mbase kjo ende nuk është shfaqur tek asnjë elitë qoftë politike a shkencore, që të kontestojë dhe të mohojë historinë kombëtare të popujve të vet, ashtu sikurse janë duke bërë disa skizofrenë dhe analfabetë shqipfolës me taban filosllav dhe filoturk në Ballkan.
Këtë fenomen psikopatologjik dhe primitiv antikombëtar shqiptar, antievropian dhe antiqytetërues fare nuk është e lehtë për ta luftuar për shkak se, ata që duhet luftuar qoftë brenda elitave politike dhe shtetërore, qoftë brenda elitave intelektuale akademike shkencore, janë korruptuar dhe komercializuar deri në skajshmëri.
Ata shikojnë vetëm interesat dhe privilegjet e tyre personale, nepotiste, klanore, partiake, karrieriste, mahallore, krahinariste, duke u mbështetur dhe justifikuar trendet dhe përfitimet ekonomiko-tregtare të magnatëve dhe të oligarkëve të ndryshëm shqiptarë, të cilët, duke shfrytëzuar dhe plaçkitur pasurinë e popullit, janë tjetërsuar nga humanizmit, nga ideali, nga drejtësia, nga ndenja kombëtare e atdhetare, nga shkenca, nga vlerat e shenjta tradicionale shqiptare, nga parimi dhe nga e vërteta.
Mirëpo, kot e kanë se me “kombin kosovar” dhe me “gjuhën kosovarishte”, kurrë nuk do t’ia arrijnë, që ta shtrembërojnë dhe ta bastardojnë HISTORINË KOMBËTARE të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit mbase qëmoti ajo është mbyllur, nuk mund të rishkruhet ngaqë ajo është ndërtuar me gjakun e qindra e mijëra shqiptarëve të rënë për lirinë dhe për pavarësinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.