POLITIKATË FUNDIT

Bërnabiq: Jemi në prag të një konflikti të armatosur

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka folur për një konflikt të mundshëm të armatosur në seancën e Konventës Kombëtare në Parlamentin e Serbisë, raporton B92.

Bërnabiq u ka thënë organizatave joqeveritare, që të “flasin për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë e M.”.

“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat të shoqërisë civile, ju lutem flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë e M. Ne duhet ta ruajmë paqen sëbashku”, tha Bërnabiq.

Ajo ka pyetur se si është e mundur “që në Evropë të mos ketë asnjë informacion për një të arrestuar tash e 12 ditë”.

Ka aluduar në ish-policin e Kosovës, Dejan Pantiq, që u arrestua dhe gjendet në paraburgim nën akuzat për sulm terrorist dhe sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës.

Ish-pjesëtari i MUP-it të Serbisë akuzohet se ishte prapa sulmeve me shok-bomba në zyrat e komisionit komunal zgjedhor në veri.

Bërnabiq ka thënë se arrestimi i Pantiqit, e po ashtu ruajtja e Marrëveshjes së Brukselit dhe formimi i Asociacionit, janë arsyeja “pse serbët gjenden në barrikada”.

Është dita e 12-të që kur barrikadat janë vendosur në rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Këto pika vazhdojnë të mbesin të mbyllura.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Persona të maskuar hedhin sërish gurë në drejtim të gazetarëve në veri, dalin pamjet


Kosovë-Shqipëri

Forcat serbe në Kosovë, Shea: Beogradi e dinte përgjigjen edhe para se ta bënte kërkesën


Kosovë-Shqipëri

KFOR-i thotë se posedon mjetet e duhura për të penguar dhunën në veri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *