POLITIKATË FUNDIT

Sejdiu: Kurti mund të bëhet kryetar kuvendi dhe të rri kryeministër në detyrë

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se është e mundur ligjërisht që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ta marrë postin e kryeparlamentarit.

Deda tha se është një skenar i mundshëm ligjor, ku tha se deputetët e betuar e votojnë Kurtin për kryeparlamentar dhe më pas ai vendim shkon në Kushtetuese.

“Është një skenar i mundshëm ligjor. Tash, deputetët e betuar e çojnë atë vendim për kryeparlamentar në Gjykatë Kushtetuese dhe ajo e merr një vendim, por dikush mund të thotë se Albin Kurti është kryeparlamentari”.

“E votojnë 61 persona, e ke kryeministër në detyrë dhe kryeparlamentar deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që mund edhe të zgjas, pasi në Gjykatë Kushtetuese dy janë mungesë. Po dua të ju tregoj se ku po e çojnë vendin”, tha Sejdiu në Rubikon.

Më tej, ai e përmendi edhe fushëveprimin politik të opozitës së deridjeshme, për të cilën tha se aktualisht është reaktive dhe pa komplekse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *