Kuvendi në ‘kolaps’/ Flet Aliçkaj: Nëse LVV nuk e formon qeverinë, duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme
Konstituimi i Kuvendit dështoi dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në këtë pikë, ende nuk është e qartë nëse mosmarrëveshjet mes partive parlamentare do të zgjidhet para mbajtjes së vazhdimit të seancës së ndërprerë të enjten, e caktuar për të shtunën e 19 prillit.
E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli Agim Aliçkaj, Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL).
Së pari, ai tha se dështimit të konstituimit i ka paraprirë Kushtetuta e vendit, derisa shtoi se kjo situatë është edhe rezultat i klasës politike, që disa prej tyre kanë ambicie të “sëmura për pushtet”.
“Dështimit të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës i ka paraprirë Kushtetuta joadekuate që rrjedh nga marrëveshja e Ahtisaarit, e cila me qëllim të krijimit të një shteti artificial multietnik ju ka dhënë të drejta jolegjitime minoriteteve, sidomos atij serb, duke e komplikuar tejmase renditjen e forcave politike në Kosovë.
Jashtë kësaj, duhet të pranojmë realitetin se kjo situatë është edhe rezultat i drejtpërdrejtë i papjekurisë së klasës politike të vendit me shtypin e kontrolluar nga ato dhe oligarkët pro-serb, të cilët interesat personale dhe partiake i qesin para atyre shtetërore dhe kombëtare. Inati dhe urrejtja për kundërshtarët politikë, frika nga përgjegjësia për hajnitë e viteve të kaluara, ambicia e sëmurë për pushtet dhe privilegje, e stimuluar nga miliarda dollarë të futur në Kosovë nga Serbia po e bëjnë të veten”, deklaroi ai.
Po ashtu, Aliçkaj gjithë situatën e krijuar e cilëosn si një lojë politike, e që për këtë kishte edhe disa argumente, ku përmes tyre, ai tregoi fajtorët që e kanë sjellë këtë situatë politike.
ImageAgim Aliçkaj, Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL).Foto galeri
“Meqë të gjithë akterët e kësaj loje të keqe e fajësojnë njëri tjetrin, dëshiroj që t’i parashtroi disa fakte me argumente të miat, të cilat e identifikojnë fajtorin më të madh dhe mund t’i japin ide si të dilet nga kjo situatë e rrezikshme.
Sëpari, fajtorët kryesorë me qëllim të bllokimit të procesit të krijimit të institucioneve shtetërore janë ata që, gjejnë arësye me malverzime dhe keqinterpretime nga më të ndryshmet kinse ligjore, kushtetuese etj., të refuzojnë pjesëmarrjen në votime.
Kërkesa për ta lënë shtetin pa qeveri deri të arrihet votimi i qeverisë së re është e padrejtë, jashtë çdo logjike normale, por edhe armiqësore. Ajo e nxitë armikun serb të ndërmerr aksione të ndryshme, përfshirë ato terroriste për ta gjymtuar dhe shkatërruar shtetin e Kosovës. Ligji e detyron kryeministrin në detyrë apo të dorëhequr, të qëndrojë në zyrë deri në formimin e qeverisë së re, dhe pikë. Ligjet apo kushtetutat që thonë ndryshe, paraqesin kulmin e absurditetit”.
Në vazhdim, drejtori i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane tha se LVV me partitë që ka në koalicion duhet të formojë qeverinë, derisa e cilësoi si të padrejtë dhe jo veprim të duhur nëse qeverinë tentojnë ta formojnë partitë që kanë nga 24, 20 e më pak mandate.
“Askush nuk mund ta mohojë faktin se Vetëvendosja, Guxo dhe Alternativa me 48 mandate për Parlamentin e Kosovës i kanë fituar zgjedhjet e fundit. Këtyre, në një demokraci normale me politikanë normal, do të duhej mundësuar dhe ndihmuar që të krijojnë koalicionin e nevojshëm për qeverisjen e vendit. Po të ishin deputetët e zgjedhur patriotë dhe të mendonin për ardhmërinë e shtetit, do ta bënin këtë pa pikë problemi, pa marrë parasyshë cilës parti i takojnë.
Mundësia që partitë me nga 24, 20 dhe më me pak mandate të krijojnë koalicion është aq e keqe dhe e dobët sa që kjo do të ndikonte në stagnimin e shtetit. Sidomos, nëse këto parti do të duhej të bëjnë koalicion me “lista srpska” e cila e ka shfaqur haptas qëllimin e vet për rrënimin e shtetit të Kosovës, pra është armiku numër një i Republikës së Kosovës. Kjo nuk guxon të lejohet në asnjë mënyrë dhe nëse shkon puna në këtë drejtim, populli i Kosovës duhet të ngritet në revolucion me demonstrata masive dhe mjete tjera paqësore”, nënvizoi ai.
Ndër të tjera, Aliçkaj potencoi se nëse LVV nuk arrin ta formojë qeverinë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në këtë rast, kishte edhe një mesazh për partitë opozitare dhe liderët e tyre.
“Përfundimisht, nëse partia fituese e zgjedhjeve, në krye me kryeminstrin Kurti nuk ja arrinë në asnjë mënyrë ta bëjë koalicionin e duhur për qeverisjen e vendit, atëherë Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani duhet, që në afat ligjor t’i caktojë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme. Nuk ka rrugë tjetër.
Porosia e ime e sinqertë për opozitën e tashme të Kosovës dhe liderët e tyre Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj është, që nëse duan ndonjëherë t’i fitojnë zgjedhjet, të bëhen më të mirë se kryeminstri Albin Kurti dhe partia e tij, të dalin me qëndrime të tyre reale si të luftohet Serbia fashiste dhe të kundërshtohen presionet e padrejta ndërkombëtare. Të na tregojnë me fjalë dhe vepra si të forcohet dhe ndërtohet shteti. Ankimet, bërtimat, sharjet dhe ofendimet nuk ju ndihmojnë dot.
Dhe pastaj, në një ditë të bukur, kur të qetësohen shpirtat e dalldisur dhe përulet Serbia fashiste, duhet bërë përpjekje që kushtetuta të ndryshohet dhe t’i përgjigjet realitetit, ku ndër të tjera edhe Presidenti/ja e vendit të zgjedhet drejtpërdrejtë nga populli i Kosovës. Le t’i tregojmë botës se si duhet, ndërtohet dhe forcohet demokracia dhe shteti!” – përmbylli Agim Aliçkaj për “Bota sot”.