Do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 1 orë në 1 minutë – Kina ndërton “urën më të lartë në botë”
Kina do të hapë një urë në Huajiang në qershor, një strukturë rekord, e cila supozohet se do të reduktojë kohën e udhëtimit nga një orë në vetëm një minutë.
E ngritur mbi 200 metra më e lartë se Kulla Eifel dhe peshon tri herë më shumë, ura përfaqëson një arritje të rëndësishme inxhinierike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell KosovaNews.
Vlerësohet se ky projekt që përfshin “çarjen e Tokës” do të shfaqë aftësitë inxhinierike të Kinës dhe do të nxisë qëllimin e Guizhou për t’u bërë një destinacion turistik i klasit botëror”.
Përveç sigurimit të lidhjeve jetike të transportit në një zonë më rurale të Kinës, ura e re do të jetë gjithashtu një atraksion i madh turistik.
Një nga faktet më interesante për urën që vlerësohet se është “më e larta në botë”, është se ndërtimi filloi në vitin 2022, që do të thotë se u deshën vetëm tre vjet që ajo të ndërtohej.
Siç shkruan CNN, Kina ka një shtytje mbarëkombëtare për të përmirësuar infrastrukturën, veçanërisht në zonat malore relativisht të pazhvilluara si Guizhou, e cila është 800 milje në perëndim të qytetit të Shenzhen.
Kështu, ura nuk ka të bëjë vetëm me thyerjen e një rekordi – pasi të jetë në funksion, do të jetë më e lehtë se kurrë për makinat dhe kamionët që të përshkojnë zonën.
https://x.com/CollinRugg/status/1909708337157193999