POLITIKATË FUNDIT

“Turp i madh” – Amina Nuraj shpërthen ndaj deklaratës së Haradinajt

Para disa kohësh, deputetja Duda Balje kishte deklaruar se do ta votonte formimin e Qeverisë së re, me kushtin që të themelohej një komunë me shumicë boshnjake.

Për këtë deklaratë është pyetur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është shprehur pozitiv ndaj idesë.

“Çka na rrezikon neve me qytetarët e Kosovës të komunitetit boshnjak? Çka humbim? Asgjë,” është shprehur Haradinaj gjatë një interviste për një medium vendor.

Kjo deklaratë e Haradinajt nuk është pritur aspak mirë.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Sanxhakut, Amina Nuraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se kishte dëshirë të takohej me Haradinajn, por, fatkeqësisht, ai është takuar me Milan Radojçiqin

“Unë që në fillim e kam dashur dhe respektuar shumë z.Haradinaj, si një njeri vëllezërit e të cilit dhanë jetën për lirinë e Republikës së Kosovës, por edhe sepse ai vetë luftoi për të njëjtën liri.

Dëshira ime e fëmijërisë ka qenë të takohem me z.Haradinaj, nga historia që kam lexuar, ai ishte një hero i gjallë për mua. Të gjithë rreth tij, madje edhe ai, e dinin se sa do të kisha dashur ta takoja personalisht, por fatkeqësisht nuk kishte dëshirë të takohej me Amina Nurajn, e cila është problem në Serbi. Fatkeqësisht, ai po takohej me Milan Radojçiqin, i cili është një hero në Serbi, sepse ai personalisht ka përfituar diqka prej tij.

ImageAmina NurajFoto galeri
Unë që në fillim nuk kam kërkuar asgjë për veten time, por që të ndihmohen shqiptarët e Sanxhakut. Dhe unë them, Zoti na ruajt,nese ndohet luftë në Kosovë, unë do të jem e parja që do të vesh uniformën ushtarake dhe do t’i mbroj vëllezërit dhe motrat – gjakun tim dhe nuk do të kërkoj kurrë as pasuri, as shtëpi, as punë, sepse kështu bëjnë patriotët e vërtetë që jetojnë me dashuri të pastër për atdheun e tyre!.

Pasi i dëgjova deklaratat e tij për vite me radhë, respekti im filloi të bjerë, sepse kuptova se fatkeqësisht ai nuk është patrioti që pretendon të jetë, por përkundrazi një profiter i luftës, i cili mendon se nëse e ka mbrojtur Kosovën, Kosova është pronë e tij dhe mund të bëjë çfarë të dojë me të”, ka theksuar ajo.

Po ashtu, veprimtarja e çështjes kombëtare, Nuraj, ka theksuar se ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit boshnjak në Kosovë, duke zbuluar detaje nga bisedat që ka pasur me ta.

Ajo ka hedhur akuza ndaj deputetes Duda Balje, në lidhje me qëndrimet dhe veprimet e saj politike.

“Kam pasur takime në Kosovë me boshnjakët e Kosovës, boshnjakë të vërtetë, jo si Duda Balje, që abuzon me kombin boshnjak për nevojat e veta dhe të Serbisë. Kush më tha, nuk është një boshnjak por qindra prej tyre, “Duda nuk është boshnjake dhe ne nuk po kërkojmë komuna në Kosovë se ne kemi më shumë të drejta se ju shqiptarët këtu”.

Siç e dimë tashmë, Duda Balja po lufton për të drejtat e serbëve në Kosovë, jo për të drejtat e boshnjakëve, sepse po punon sipas direktivës së Beogradit për ndarjen e Kosovës. Pra, atë që Milan Radojçiq nuk mundi ta bënte më 24 shtator me armë dhe dhunë në territorin e Republikës së Kosovës, motra e tij e gjakut Duda Balje tani po e bën me kimikin”, ka potencuar ajo.

Në fund, Nuraj ka komentuar edhe deklaratën e Ramush Haradinajt, duke e cilësuar atë si “një turp të madh”.

“Dhe tani një hero i gjallë, një komandant, një njeri që humbi vëllezërit e tij për lirinë e së njëjtës Kosovë, dëshiron t’i japë një femnes serbe si Dude Balja një pjesë të Kosovës tonë. Mendoj se është një turp i madh!

Kosova është shtet! Nuk ka komuna, as serbe, as boshnjake, as rome. Kushdo që dëshiron të më copëtojë Kosovën, le ta dijë se më kanë armik të hapur! Sepse dajalaret e mi nuk kanë qenë kot në burgun të Serbisë, vëllezërit dhe motrat e mi nuk kanë dhënë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës për asgjë, që sot një Duda Balje ( shpijuni e Serbis)të kërkojë komunat veç që t’i japin një direktivë nga Beogradi”, ka përfunduar Nuraj për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *