“Gjesti është mjeshtër i dhunës emocionale, ka rrahur të gjithë” – Rasti i Jozit vazhdon të diskutohet ende me të madhe, në publik dhe medie
Rasti i paprecedentë kur Jozi goditi me shuplakë Gjestin në Big Brother VIP Albania vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve.
Në emisionin Top Story me Grida Dumën, u trajtua pikërisht kjo ngjarje, me fokus në ndikimin e saj dhe nëse po krijon ndasi mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Pati shumë komente dhe analiza për sjelljen e Jozit, por gjithashtu u diskutua edhe për mënyrën e lojës së Gjestit.
Një nga pyetjet kryesore që u ngrit ishte: pse, pas këtij incidenti, Jozi pati një rritje të ndjeshme të ndjekësve në Instagram dhe përse kjo sjellje u pëlqye nga një pjesë e publikut?
Nga ana tjetër, në studio u diskutua edhe për sjelljen e Gjestit gjatë gjithë rrugëtimit të tij në shtëpi.
Ajo u cilësua si dhunë psikologjike dhe më e rëndë se ajo fizike.
Curri tha: “Dhuna emocionale është më e madhe se ajo fizike, abuzimi emocional është më i madh se ai fizik. Gjesti i “ka rrahur” të gjithë”.
Më tutje ai shton: “E ke me shkencë, dhuna emocionale, abuzimi emocional dhe psikologjik është më i madh dhe më i fortë se abuzimi fizik. Dhe Gjesti është mjeshtër i dhunës emocionale, ka rrahur të gjithë”.
Për rastin që tronditi publikun kanë raportuar edhe disa media ndërkombëtare.
Ndërkohë, Jozi është liruar nga policia dhe ende nuk ka reaguar publikisht për ngjarjen. /Telegrafi/