TË FUNDIT

Ministrja Gërvalla takon ministrin e Jashtëm të Danimarkës

Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, është takuar me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen. Gërvalla ka thënë se roli i Danimarkës është i domosdoshëm për ta zhbllokuar procesin e statusit të kandidatit për Kosovën, meqë ky shtet merr Presidencën e Këshillit të BE-së në korrik të këtij viti.

Gërvalla ka theksuar se tash është momenti i duhur për të përmbyllur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kjo nuk është vetëm një çështje politike, por një angazhim për vlera të përbashkëta, ku Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj si pjesë e familjes evropiane. Marrëdhëniet tona me Danimarkën janë të shkëlqyera dhe mbeten një bazë e fortë për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët. Republika e Kosovës është e përkushtuar të ndërtojë ura të forta me aleatë që ndajnë vlerat tona dhe besojnë në të ardhmen tonë evropiane”, ka shkruar Gërvalla në Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *