Pula i reagon Tahirit: Moj kryenegociatore, nuk fole si i’a ngjite ‘fusnotën’ dhe si i’a solle ‘zajednicën’ Kosovës Republikë?
Shqiprim Pula, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare ka reaguar ndaj ish-negociatores për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri.
Ai ka thënë se ajo duhet të rrëfente se si ia solli Kosovës fusnotën dhe zajednicën.
Reagimi në Facebook:
KRYENEGOCIATORE
Ishim në negociata me palën Serbe mes Isës atëherë ishte kryeministër dhe Vučić, ndërsa Hashimi ishte zëvendës e unë kryenegociatore kurse Federica Mogherini ndërmjetësuese.
Po diskutonim, natyrisht nivel politik, e Vučić tha; në qoftëse nuk bëhet marrëveshja, unë prapë e kthej ushtrinë në Kosovë; unë, aty shpërtheva e i thash; të paska ra malli për NATO-n. Po ju jeni mësu me shkelë ligjin ndërkombëtar.
Kur i kam thënë kështu me emocion dhe me bërtimë, jo në mënyrë diplomatike, Vučić i tha Mogherinit; ndalni bisedimet.
Copëz tregimi i kryenegociatores!, në televizion
Moj kryenegociatore, nuk fole se çfarë (…) si i’a ngjite ‘fusnotën’ dhe si i’a solle ‘zajednicën’ Kosovës Republikë?
#RroftëRepublika