Abdixhiku nuk pranoi ftesën e Kurtit/ A ka ende shpresë për një koalicion mes LDK-së dhe VV-së?
Më 6 prill, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i dërgoi një ftesë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, për t’u takuar me qëllim që të konsultohen lidhur me procesin e zgjedhjes së Qeverisë së re.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, më 9 prill, në orën 15:00, ose të enjten, më 10 prill, në orën 9:00 ose 14:00”, thuhet në letrën që Kurti i ka dërguar Abdixhikut.
Përgjigja e LDK-së, përkatësisht e Abdixhikut, ishte e shpejtë. Të martën, ai i është kundërpërgjigjur Kurtit, duke thënë se “nuk e gjejmë veten as për konsultim”.
Kryetari i LDK-së ka shtuar se qëndrojnë besnikë ndaj bindjeve të tyre, si dhe ka njoftuar se do ta mbështesin konstituimin e Kuvendit më 15 prill.
“LDK – për ta kuptuar mirë – u qëndron besnike vendimeve, bindjeve dhe fjalëve të thëna para fushatës, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Ndaj të gjithëve – njësoj. Sepse fjalët kanë peshë!
LDK e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pengesë. Prandaj, le ta konstituojmë Kuvendin e Republikës”, thuhet në përgjigjen e Abdixhikut.
Ndërsa, analistët e kanë komentuar këtë refuzim të LDK-së, duke theksuar se mund të gjendjet një zgjidhje për krijimin e institucuineve të reja.
Zogaj: Zgjidhja është e garantuar me zbatimin e Kushtetutës
Analisti politik, Skender Zogaj në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka shpjeguar se në çfarë situate ka sjellur fushata parazgjedhore.