Mehmeti: Lumiri hesht, Luta flet “kot”, LDK po ndahet
Autori Faton Mehmeti
Mesazhet e publikuara në rrjetet sociale nga bisedat “nxehta” të anëtarëve të kryesisë së LDK-së duket se janë vetëm “maja e Ajsbergut”. Tensionet janë aq të mëdha dhe të akumuluara për kohë të gjatë, me gjendjen “qetësi para stuhisë”. Paralajmërimin për këtë stuhi e dha nënkryetari Lutfi Haziri, duke sfiduar publikisht personin që i ka publikuar, duke i përmendur guximin nëse e ka.
Luta tha se e dinë kush i ka publikuar dhe ua bëri me dije se nëse ai apo Abdixhiku do të publikonin mesazhet që u janë dërguar, disa s’do të mund të dilnin në qytet. Më tepër se paralajmërim, ky është shantazh për të mos nxjerrë të palarat dhe realitetin që mbretëron në LDK.
Në vend që të shpjegonte realitetin që mbizotëron në parti, Luta ka guxim të “kërcënojë” shokët e vet të partisë. Ky është mjerimi ku ndodhet LDK, dhe që disa s’kanë dashur ta pranojnë, e që po del në jetë edhe më keq nga sa e kemi thënë.
Mesazhet e nxjerra nuk janë incident izoluar, por shpërthim i akumuluar i pakënaqësive të mëdha brenda LDK-së, që datojnë që nga koha kur Lumir Abdixhiku erdhi në krye të partisë. Kryetari ka obligim t’i japë drejtim, dorëheqja është rruga e vetme dhe e duhura. Më tepër se interesi personal, duhet të dominojë ai partiak, ndryshe LDK shkon vetëm drejt degradimit edhe më shumë.
Korrigjova disa gabime gramatikore, shtova disa pikë dhe fjalë për të bërë mesazhin më të qartë dhe të rrjedhshëm.