TË FUNDIT

Zgjerohen investimet e ndërmarrjeve nga Kosova në Shqipëri

Kosova po zë një vend të rëndësishëm në listën e investitorëve të huaj në Shqipëri, me një fluks investimesh të reja prej 96 milionë eurosh për vitit 2024.

Krahasuar me vitin e kaluar investimet e sipërmarrjes kosovare në Shqipëri u rritën me 32% në vitin 2024, shkruan ATSh..

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, bëjnë të ditur se, investimet kosovare janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit.

Stoku i investimeve nga Kosova ka arritur në 422 milionë euro, në rritje vjetore me 37%.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte shënuan rritje rekord në shifrën e 1,58 miliardë eurove, me rritje 92 milionë euro ose 5,6% krahasuar me vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *