Torte: Albin Kurti e Vjosa Osmani janë me meritë, PDK, LDK dhe AAK përgatituni për në qelitë
Autori Rexhep TorteNë këto lëvizje gjeopolitike të paparashikueshme e të rrezikshme Kosovës më shumë se kurdoherë i nevojitet Albin Kurti kryeministër i kalitur me moralin, dinjitetin dhe përvojën e tij dhe Vjosa Omani presidente e kalitur me moralin, dinjitetin dhe përvojën e saj, se sa kandidatët që i ofron opozita tradhtare e mjerane, që do të ishte fatale për Kosovën e që Kosovën do ta çonin drejt greminës, copëtimit dhe shkatërrimit, sepse opozita këtë e ka dëshmuar gjatë qeverisjeve së saj dhe gjatë deklaratave në fushatën zgjedhore 2025.
Memli Krasniqi kryetari në detyrë i PDK-së po ja ruan partinë dhe shtëpinë Thaçit, i cili po përballet me akuza të rënda në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë, më 5 prill 2025 dha një deklaratë skandaloze, bombastike, sa neveritëse aq dhe komike, ”nëse VV dhe Albin Kurti më 15 mars nuk arrijnë ta themelojnë qeverinë e Kosovës, ”do ta themeloj unë brenda 48 orëve si shembull i respektimit të vendit tonë, të ligjeve, të Kushtetutës sonë”. Kjo jep të kuptojmë se ky Memli Krasniqi i ka përkrah vetes musketrët e vagabondët Lumir Abdixhikun, Isa Mustafën e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së. Tërë këtë aventurë donkishoteske këta musketarë e kanë konceptuar në dëm të KosoVës dhe vetëm për ta shpëtuar veten e tyre nga tradhtitë, vëllavrasjet për pushtet të kundërshtarëve politikë, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë dhe për ta shpëtuar pasurinë e tyre multimilionëshe nga Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të cilin tashmë po mundohen ta stërzgjasin duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ligj me të cilin Albin Kurti kësaj opozite tradhtare e hajne i rrin si shpata mbi kokë.
Memli Krasniqi, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj nuk janë në gjendje të përballen me sfidat as të postit të kryeministrit dhe as të postit të presidentes, por këta musketarë janë narcisoidë, karrieriste që domosdo duhet të marrin terapi në psikiatri, ndryshe para populli i Kosovës e ka arritur pikën e vlimit, e do t’i fshijë përpara se ua ka bërë moti vendin në burg e në qeli.
Populli thotë “të rrijmë shtrembër dhe të flasim drejt”. Klani ROGNER-it akuzohet për vrasjen masakruese gazetarit Ali Uka në Tiranë si edhe për vrasjen e gazetarve tjerë për fjalën e vërtetë. Pastaj për vrasjen në Tiranë të Ahmet Krasniqit-kolonelit të UÇK-së dhe komandantit të forcave të armatosura të Kosovës-FARK-gjatë luftës në Kosovë. PDK-ja akuzohet për vrasjen edhe të qindra aktivistëve të LDK-së.
Vlora Çitaku akuzohet që derisa ishte ambasadore e Kosovës në SHBA sëbashku me Hashim Thaçin, Aleksandër Vuçiqin dhe Mathew Palmerin-emisarin e SHBA-ve në Ballkan që ishte njëherit edhe dhëndër i Serbisë, e përgatitën planin për ndarjen e Kosovës, realiziminin e të cilit e pamundësoi Angela Merkel-ish kancelarë e Gjermanisë. Këtu nuk duhet anashkaluar keqpërdorimi i një pjese të konsiderueshme nga Klani ROGNER dhe nga Bujar Bukoshi i LDK-së të parave të 3% dhe “Vendlindja Thërret” që mërgata shqiptare që i dërgonte për UÇK-në.
Isa Mustafa karieristi i LDK-së e shujti frymën e Ibrahim Rugovës në LDK, i mbylli sytë e veshët për të kërkuar zbardhjen e vrasjeve të qindra aktivistëve të LDK-së dhe bëri koalicion me PDK-për tu bërë kryeministër dhe në vitet 2013/2015 në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel në cilësinë e kryeministrit e nënshkruajti Marrëveshjen e kobshme për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, komuna serbe të cilat paraprakisht i themeloi Lutfi Haziri.
Edita Tahiri-kryenegociatore në dialogun Kosovë-Serbi symbyllur dhe pa asfarë përgjegjësie kombëtare e pranoi fusnotën për Kosovën që ishte propozim i Serbisë gjenocidale.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa Ramush Haradinaj dhe Agim Çeku në vend që ta forcojnë dhe mbrojnë Kosovën pas çlirimit dhe pavarësimit, këta maskarenj iu vërsulën dhe e grabitën Kosovën me hajni e korrupsion multimilionësh. Po këta udhëheqës të Kosovës në bashkërendim me KFOR-in francez në shkurt të vitit 2000 lejuan që bandat terroriste serbe në Veri të Mitrovicës të vrasin dhjetë shqiptarë , të plagosin dhjetëra shqiptarë të tjerë dhe t’i dëbojnë 15 mjë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm nga shtëpitë e tyre, ku edhe sot e ksaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë e tyre, me përjashtim të vitit të kaluar që me angazhimin e Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij filluan të ndërtojnë shtëpi të reja në trojet e tyre stërgjyshërore në Veri të Kosovës.
Ramush Haradinajt dhe AAK-së duhet t’ia rikujtojmë Raportet e KFOR-it amerikan dhe të Fredom House para disa vitesh ku ai akuzohej për bashkëpunim me kapobandot serbe të kontrabandës dhe bashkëpunimin e tij me Mllan Radojçiqin. Ramush Haradinajt duhet t’ia rikujtojnë që derisa ishte kryeministër i Kosovës e mbylli Institutin e Krimeve të luftës në Kosovë, të cilin vitin që shkoi e rihapën Albin Kurti dhe Qeveria e tij.
Ramush Haradinajt duhet t‘ia rikujtojmë se kur ishte kryeministër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës. Ndërsa po ky Ramush Haradinaj për 70 mijë euro bleu 200 hektarë të mbjella me pemë frutore. Po ky Ramush Haradinaj një ari tokë të Kosovës e bleu për 3 euro dhe e shiti nga 3700 euro, duke shtresuar pasuri mbi pasuri. Po ky Ramush Haradinaj gati çdo ditë po bën homazhe dhe vendosën lule te lapidarët e dësmorëve të rënë për liri, bën homazhe te varrezat dhe përmendoret e vikrimave nga gjenocidi serb, por me sa duket këto homazhe nuk përkojnë me moralin, sjelljet dhe qondrimet e tij ndaj Kosovës.
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Agim Çeku me manipulime e frynë listën e veteranëve të rrejshëm të luftës në 60 mijë, kur dihet se në radhët e UÇKsë kishte 15 mijë luftëtarë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku Agim Çeku, Isa Mustafa, Edita Tahiri dhe të tjerë si këta, asnjëherë nuk e patën guximin vite me radhë t’i demantojnë akuzat e Naim Miftarit-ish udhëheqësit të lartë të UÇK-së dhe ish agjentit të SHIK-ut drejtuar këtyre të sipër theksuarve. Naim Miftari para disa viteve ia uroi Hashim Thaçit ditëlindjen me fjaët, ”Jetofsh 100 vjet por në Kosovë kurrë mos u kthefsh”.
Albin Kurti kryeministër dhe Vjosa Osmani presidente janë shpëtimi i Kosovës
Albin Kurti dhe Qeveria e tij për katër vite qeverisje arritën ta shtrijnë sovranitetin edhe në Veri të Kosovës përkundër nëpërkëmbëzave të PDK, LDK dhe AAK dhe përkundër reagimeve hileqare të BE-së me sharlatanët diplomatikë dhe të korruptuar Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, si edhe të sharlatanëve diplomatikë dhe të korruptuar të SHBA-ve në administratën e Joe Bidenit të përbërë nga Antony Blinken, Mathev Palmer, Gabriel Escobar dhe James O’Nill, për të cilët kemi shkruar në vazhdimësi se mbanin anën e Serbisë gjenociale.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij në Veri të Kosovës arritën ta shtrijnë sovranitetin më shumë se tërë qeveritë në 20 vitet e kluara, duke e shpatalluar maksimalisht kontrabandën në Veri të Kosovës, duke e vendosur euron valutë shtetërore në Kosovë dhe duke e flakur dinarin serb, duke e zbrapsur sulmin terrorist serb te Manastiri Ortodoks Serb në Banjskë te Zveçani të organizuar nga Serbia dhe të udhëhequr nga kryeterroristi Millan Radojçiq, ku policia e Kosovës konfiskoi autoblinda dhe një arsenal maramendës të armëve, municioneve të ndryshme, uniformave ushtarake dhe mjeteve tjera luftarake që mund të organizonin një kryengritje të rrezikshme serbe në Kosovë. Albin Kurti dhe Qeveria e tij konfiskuan pasurinë e paluajtshme të Millan Radojçiqit, i mbyllën tërë institucionet ilegale serbe në Kosovë dhe dita ditës policia e Kosovës po zbulon dhe konfiskon armë dhe municione tjera serbe.
Vjosa Osmani-presidente e Kosovës me përgatitjet dhe aftësitë e saj diplomatike është pozicionuar dhe pranuar në mënyrë mahnitëse nga ndërkombëtarët të shprehura gjatë fjalimeve dhe diskutimeve të saj në OKB dhe në të gjitha samitet, konferencat dhe takimet ndërkombëtare, ku në mënyrë konstruktive dhe argumentuese dhe bindëse e ka prezantuar Kosovën demokratike dhe paqedashëse drejt rrugëtimit euroatllantik të Kosovës, duke ndikuar dukshëm te ndërkombëtarët në kuptimim e sqarimit të së drejtës dhe të vërtetës për Kosovën.
Vjosa Osmani më 20 janar 2025 pjesëmarrëse me rastin e inaugurimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë president i SHBA-ve, u përshëndet ngrohtësisht dhe plot respekt nga presidenti Donald Trump.
Kushdo që bën pazare për ta zëvendësuar Vjosa Osmanin me ndonjë person tjetër bën gabimin e pafalshëm dhe dëshmohet si dashakeqësi dhe armiku më i madh i Kosovës, sepse duam apo s’duam ta pranojmë, suksesin që ka arritur Vjosa Osmani në arenën ndërkombëtare si mbrojtëse të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës nuk mund ta arrijë asnjë udhëheqës tjetër nga Kosova.
Larg duart nga posti i Vjosa Osmanit, se shpejt do t’i bini pishmanit!