Krerët e VLEN-it mund të pajtohen me propozimin e Arben Taravarit
nga Sulejman Mehazi
Mos e bëni të zhurshme kërkesën e Taravarit me rastin e Zgjedhje Lokale, propozimi i kryetarit të ASH- së brenda VLEN-it është shumë i arsyeshëm dhe mund të pajtohen edhe Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Zekirja Ibraimi, që secila parti gjatë zgjedhjeve lokale të konkurrojë me lista të ndara të këshilltarëve.
Është e palogjikshme që Besa e Kasamit në Tetovë dhe Zhelinë të mos ketë shumicën e këshilltarëve; është e palogjikshme që Izet Mexhitë në Çair të mos ketë shumicën e këshilltarëve; është e palogjikshme që Arben Taravari në Gostivar dhe Vrapçisht të mos ketë shumicën e këshilltarëve komunal, është e palogjikshm Zekirja Ibraimi të mos ketë këshilltarët e vetë të pastër.
Vleni duhet të ndjek, Frontin Evropian, nëse, Ali Ahmeti, gjatë zgjedhjeve lokale del me lista të përbashkëta, atëherë edhe Vleni duhet të konkurojë me lista të përbashkëta.
Por, nëse të Fronti Evropian dalin në zgjedhje lokale të ndarë, të veçuar, pse dhe Vleni mos të konkurronte e ndarë në katërshe.