Haradinaj: Kurti do ta nënshkruaj marrëveshjen, Asociacionin e Komunave Serbe do ta ‘kamufloj’ me emërtim tjetër
Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shefi i Qeverisë, Albin Kurti do ta nënshkruaj marrëveshjen finale Kosovë- Serbi. Haradinaj i ka rekomanduar Kurtit që mos të negocioj çështje një nga një siç është asociacioni apo tema të tjera, por të shkohet direkt në marrëveshjen finale, raporton Gazeta Blic.Sipas tij. Kurti më marrëveshjen finale do ta pranojë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por vetëm se do t`ia lë emër tjetër në mënyrë që të mund ta jetësoj këtë Asociacion.
“Nuk mendoj se duhet të fokusohemi te Asociacioni, si vend dhe të mbesim në AKS … Kurti duhet ta ketë guximin që t`i kërkoj bashkësisë ndërkombëtare të ulemi në marrëveshje finale dhe ta shpreh gatishmërinë që të marrë obligime në marrëveshje finale por jo një nga një, obligimet një nga një qoftë AKS, qoftë të tjera janë të vonuara. Mund të realizohet kjo në kuadër të marrëveshjes finale dhe ky presion amerikanë ndaj Qeverisë është një lloj ndëshkimi për këtë taktiken guerile dhe dëmet që i ka sjell kjo taktikë sovranitetit të vendit në veri.”, thotë Haradinaj në emisionin “Blic Intreview”, me Astrit Gashi.Haradinaj konsuderon se Kurti duhet t’i thotë po marrëveshjes.
“Dalja, Exiti për Kosovën dhe Kurtin nuk është të thuhet PO ose JO në Asociacionin, por të thuhet PO për të finalizuar marrëveshjen, pra të shkohet në marrëveshje. Bindja ime është se për Kosovën është e papërballueshme të trajtosh asociacionin vetëm si asociacion. Unë besoj se Kurti do ta nënshkruaj marrëveshjen Kosovë-Serbi e cila ka brenda edhe AKS, duke manovruar me gjuhën, duke e quajtur vetëqeverisje ose diçka ndryshe, por duke nënkuptuar një organizimin të komunave të pakicës serbe në Kosovën por brenda kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës Marrëveshja në përmbajtje ka njohjen edhe reciproke dhe njohjen de fakto është de juro sipas bindjes time është edhe de jure vetëm mungon vendosja e marrëdhënieve bilaterale si dy shtete të njohura, por ekziston njoha që Serbia i bënë Kosovës në planin ndërkombëtar Serbia e njoh Kosovën si shtet i pavarur me të drejta për OKB, BE NATO për njohje dhe marrëdhënieve me vende të tjera por nuk ka gatishmëri për të vendosur marrëdhënie bilaterale në këtë kohë”, thotë Haradinaj, raporton Gazeta Blic.