Haradinaj publikon fjalimin e tij ku lutej që të mos votohej Gjykata Speciale (VIDEO)
Sot kur Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një pjesë të fjalimit në Kuvend, ku i kishte bërë lutje deputetëve që të mos e votonin gjykatën në fjalë.
“Po ju kqyri në sy dhe po ju lus që mos ta votoni Gjykatën Speciale”, kishte thënë Haradinaj.