POLITIKATË FUNDIT

Babai i “Calit”: Dënimi shumë i rëndë, Salihi i pa fat (VIDEO)

Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës, ish-komandantit të njësitit BIA të UÇK-së, thotë se kurrë nuk ka pritur dënim prej 26 vjetësh nga Gjykata Speciale për djalin e tij.

Ai në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Klan Kosova, Florent Zeqaj, thotë se e përjetuan shumë rëndë verdiktin që iu dha këtë të premte djalit të tij në Hagë, njofton Klankosova.tv.

“Lajm i vështirë boll, veç s’kemi çka me ba. Nuk e kemi prit këtë dënim kaq të rëndë. Fatin e ka pas kështu – i pa fat si tash si para luftës e edhe pas luftës”.

“Pa fat para luftës pasi herën e parë kur e patën dënu me të thënë të drejtën hiq s’u pata mërzitë se e disha që serbët e dënojnë atë, por sot ishte shumë e rëndë”, deklaroi Jahja Mustafa.

Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, me fillim nga ora 17:30. /Klankosova.tv

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Gruaja e Rexhep Selimit: Luftëtarët e UÇK-së nuk gjunjëzohen para një gjykate të fabrikuar në Serbi


Kosovë-Shqipëri

Shea: Serbisë do t’i refuzohet kërkesa, por është mirë që nuk veproi pa bërë kërkesë


Kosovë-Shqipëri

Haradinaj pas dënimit të Mustafës: Shpresoj që dënimi drakonian të kthehet në pafajësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *