ROZË

“Kur ishte i ri, ishte shumë djalë rebel”, thotë Megi Pojani për babain e saj

Jemi mësuar që tashmë personazhin e famshëm televiziv, Megi Pojanin, ta dëgjojmë të flasë vetëm për gjëra argëtuese dhe plane të karrierës.

Por, së fundmi modelja ka shpalosur disa detaje edhe nga jeta personale, ndërsa ka treguar se babai i saj kishte qenë një “rebel” i vërtetë gjatë kohës kur ishte i ri në moshë.

“Babai im kur ka qenë në kohën e komunizmit ka bërë edhe burg ordiner. Sepse dilte me pantallona cowboy dhe donte të mbante flokët e gjata. Babi im ka qenë një djalë shumë rebel. Fatkeqësia më e madhe ishte që të dënohej në periudhën më të bukur të jetës së tij dhe të mos jetonte shumë gjëra”, ka thënë Megi në emisionin “Goca Gra”.

Përndryshe, babai i Megi Pojanit quhet Muhamet dhe ka qenë i burgosur në burgun famëkeq të Spaçit.

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *