POLITIKATË FUNDIT

Vdiq në një burg në Serbi, Artan Zymberi varroset të premtën në Norvegji

I riu nga Kosova me nënshtetësi norvegjeze, Artan Zymberi, do të varroset të premten në Norvegji.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët.

“Varrimi i më të dashurit tonë Artan Zymberi, do të bëhet të premten 16/12/2022 në Kishën Udland Gravlund në Haugesund në orën 14:00. Të afërmit dhe të njohurit dhe ata që dëshirojnë, janë shumë të mirëpritur të takohen së bashku për t’i dhënë lamtumirën e fundit”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ai vdiq në burgun e Mitrovicës së Sremit, më 26 nëntor.

I ndjeri vuante një dënim prej tre vjetësh atje.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut.

Lidhur me rastin pati raportuar edhe Klankosova.tv

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

​Rama: Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit


Kosovë-Shqipëri

Weber: Situata në veri, rezultat i dëmit të parikuperueshëm qe i ka bërë procesit të dialogut, diskutimi për korrigjim të kufijve


Kosovë-Shqipëri

Opozita në Serbi i quan marrëzira deklaratat për kthimin e ushtarëve të Serbisë në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *