TË FUNDIT

Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Mjedisit

Sot, Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK), e përfaqësuar nga Kryetari z. Uran Kyçyku, ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), të përfaqësuar nga Ministri z. Liburn Aliu.

Ky memorandum, i cili bazohet në dispozitat e Ligjit Nr. 08/L-012 për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, rregullon aspektet e mbështetjes financiare për funksionimin e OARK gjatë periudhës kalimtare 3-vjeçare nga mbledhja e parë konstituive e Kuvendit të Odës.

Gjatë kësaj periudhe, Ministria do të sigurojë fonde për themelimin dhe operimin e OARK në formë të grantit, në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Ndërkohë, të hyrat vetanake të mbledhura nga Oda do të depozitohen në nën-llogari të hapur nga Thesari i Shtetit dhe do të ruhen në mirëbesim deri në përfundimin e periudhës kalimtare ose deri në momentin kur OARK të fillojë ushtrimin e veprimtarisë me pavarësi të plotë financiare.

Palët nënshkruese angazhohen që të zbatojnë me përpikëri këtë memorandum, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Pjesë përbërëse e dokumentit është Shtojca – Plani i Shpenzimeve për OARK për vitin 2025.

Anëtarësia do të informohet rregullisht për të gjitha zhvillimet dhe hapat e mëtejshëm në këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *