Presidentja e Kosovës reagoi ndaj kritikave për pamjen e saj fizike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë adresimit të saj vjetor në Kuvend e Kosovës foli edhe për kritikat që i ka marrë për pamjen e saj të jashtme.
“Nuk zbrapsem as atëherë kur tentojnë të më ngjyrosin me epitetet të çdollojshme që sulmojnë pamjen time apo integritetin tim”, tha Osmani.
Presidentja e cila ishte bërë temë në shoqëri për ndryshimin e madh në pamjen e saj fizike, tha se kjo mënyrë e ulët për të minimizuar rolin e Zyrës së Presidentes vetëm se në krye të saj është një grua.
“Nuk zbrapsem as atëherë kur tentojnë të më ngjyrosin me epitetet të çdollojshme që sulmojnë pamjen time apo integritetin tim sepse të parat janë thelbësisht të parëndësishme e sa i përket vlerësimin për dinjitetin e integritetet, të dashur qytetarë sytë përherë i mbaj nga ju, e përfundimisht nuk do të zbrapsem as përpara seksizmit, seksizmit të paprecendent e tendecave për të minimizuar rolin e Zyrës së Presidentes vetëm e vetëm se në krye të saj është një grua, e në republikën tonë nuk ka askush të drejtën as nuk do t’ia dalë për të na heshtur e frikësuar”, ka thënë ajo./21Media