BOTAPOLITIKATË FUNDIT

Trump kërcënon me taksë 200% mbi alkoolin nga shtetet e BE-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me një taksë 200% mbi alkoolin nga shtetet e BE-së, nëse Bashkimi Evropian nuk heq taksën “e keqe” prej 50% mbi whisky-në amerikane, raporton BBC.

Presidenti postoi së fundmi në Truth Social, duke thënë se ky veprim do të ishte i shkëlqyer për prodhuesit amerikanë. Trump tha se nëse taksa prej 50% mbi whisky-në amerikane nuk hiqet “menjëherë”, taksa amerikane do të godasë të gjitha verërat, shampanjat dhe produktet alkoolike që vijnë nga Franca dhe shtetet e tjera të përfaqësuara nga BE.

“Kjo do të jetë shkëlqyer për bizneset e verës dhe shampanjës në SHBA”, tha ai.

Faza e fundit e kësaj lufteje globale të tregtisë filloi kur SHBA vendosi një taksë 25% mbi të gjithë çelikun dhe aluminin që hyn në SHBA. Ky veprim ka nisur të mërkurën.

BE-ja reagoi duke thënë se do të rrisë taksat mbi mallra amerikane në vlerë deri në 26 miliardë euro (28 miliardë dollarë; 22 miliardë paund), duke përfshirë varka, alkool bourbon dhe motoçikleta, që do të hyjnë në fuqi më 1 prill.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se përgjigja do të ishte “e fortë, por proporcionale” dhe shtoi se BE është “gati të angazhohet në një dialog të dobishëm”.

“Taksa është një tatim. Ajo është e keqe për biznesin dhe më keq për konsumatorët”, tha ajo, duke paralajmëruar se kjo çon në ndërprerje ekonomike, duke rrezikuar punët dhe duke çuar çmimet në rritje.

“Asnjëra palë nuk ka nevojë për këtë – as në Bashkimin Evropian dhe as në Shtetet e Bashkuara”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *