Rrahje ndërmjet të rinjve shqiptarë dhe serbë në veri, dy të lënduar dhe disa të arrestuar
Disa të rinj serbë e shqiptarë janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.
Policia e Kosovës ka thënë për KOHËN se incidenti ka ndodhur në rrugën “Sutjeska” të enjten mbrëma, ku dy prej të përfshirëve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Ajo çka mund të themi për tani është se është një grup prej 3-4 personash kanë sulmuar në rrugën ‘Sutjeska’ disa të rinj shqiptarë. Dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim te mjeku. Fillimisht janë marrë katër si të dyshuar, por tre prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave”, ka thënë Petrit Fejza nga Njësia Operative e Policisë në veri.
Sipas Fejzës, Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.