Kurti: Rënia heroike e Adem Jasharit dhe flijimi i 58 familjarëve ishte si një shok elektrizues që përshkoi të gjitha qelizat e trupit të popullit shqiptar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij gjatë akademisë përkujtimore për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se në jetën e çdo populli ka ngjarje që ndajnë kohën në dysh. Ai theksoi se periudha që pason ngjarjen nuk mund të jetë njëlloj si koha që i ka paraprirë asaj.
Si një shok elektrizues për gjithë shqiptarët e quajti kreu qeveritar Albin Kurti rënien heroike të Adem Jasharit dhe 55 familjarëve familjarë, nga Blerina 7-vjeçare deri te bacë Shabani 74-vjeçar.
“Për shqiptarët në Kosovë e përtej kufijve të Kosovës, një ngjarje e tillë ishte lufta epike e familjes Jashari në fillimin e marsit të pranverës 1998. Para saj, kishim kohën e qëndresës kryesisht paqësore, e pas saj qëndresën e armatosur të UÇK-së, që nga ana e saj shkaktoi ndërhyrjen e NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit të Serbisë dhe për t’i sjellë administratën dhe trupat ndërkombëtare, e mandej shpalljen e pavarësisë më 2008,” tha ai.
Shok elektrizues për gjithë shqiptarët e quajti kreu qeveritar Albin Kurti, rënien heroike të Adem Jasharit e të tjerëve familjarë, nga Blerina 7-vjeçare deri tek bacë Shabani 74 vjeçar.
“Përkundër efektit terrorizues që synonte Serbia, rezultati ishte mobilizimi masiv i shqiptarëve në radhët e UÇK-së që deri atëherë nuk njihej mjaftueshëm, por që prej atëherë emri i Adem Jasharit e UÇK-së u bë sinonim.”
Kurti tha se nganjëherë u thuhet të mos shikohet pas, por vetëm përpara drejt së ardhmes së përbashkët, por, siç tha ai, si mund të ketë pajtim me ata që nuk e pranojnë fajin.
“Si mund të ketë falje nga ana e viktimës, kur agresori jo vetëm që nuk kërkon falje, por zotohet ta përsërisë krimin në rastin më të parë që do t’i jepet?”
Kreu qeveritar tha se Serbia nuk është shëruar prej kompleksit të Kosovës.
“Serbia është shteti më i armatosur në rajonin tonë, aleati më i ngushtë i Rusisë, që Kosovën e do pjesë të territorit të saj shtetëror, që mban baza të përparme ofensive të ushtrisë dhe gjandarmërisë pranë kufirit me vendin tonë, Kosovën, që ndërmerr sulme terroriste, teksa strukturat paralele ilegale, përgjithësisht ia kemi shporrur. Ne e kemi detyrë të kujtojmë, ne nuk mund të harrojmë as luftën çlirimtare, as viktimat civile e posaçërisht, nuk mund ta harrojmë Epopenë e UÇK-së. Duke mos harruar, ne kemi të ardhme të sigurt e të ndritshme,” tha Kurti në akademi.