POLITIKATË FUNDIT

Keqinformim për importet? Të dhënat e Doganës rrëzojnë pretendimet e Lirim Mehmetajt!

Kujtim Zebica Kosova ka reaguar ndaj një postimi të Lirim Mehmetajt, i cili ka keqinterpretuar të dhënat mbi importin nga Serbia dhe Shqipëria gjatë janarit 2025. Mehmetaj pretendon se Kosova importon më shumë nga Serbia sesa nga Shqipëria, por shifrat zyrtare të Doganës tregojnë të kundërtën.

Sipas dokumentit “Open DATA Import Janar 2025”, importet nga Shqipëria kapën vlerën 28.98 milionë euro, ndërsa ato nga Serbia ishin vetëm 14.31 milionë euro. Pra, importi nga Shqipëria është dy herë më i madh. Për më tepër, Serbia përbën vetëm 3.04% të totalit të importeve të Kosovës, ndërsa Shqipëria 6.15%.

Përveç huqjes së madhe që bën Mehmetaj, duke treguar qartë se nuk e ka haberin nga numrat dhe ekonomia, në statusin e tij pati shumë komente dhe pëlqime nga përkrahës opozitarë, të cilët mbështetën këtë keqinformim.

Postimi i plote:

“Lirim Mehmetaj ka shkruar një postim të gjatë me huqje bazike në lidhje me importin nga Serbia dhe Shqipëria gjatë muajit janar 2025, ku thotë se tashmë importojmë më shumë nga Serbia sesa nga Shqipëria. Ndërsa, fajli i doganës të cilit ai i referohet (Open DATA Import Janar 2025), tregon se vlera e importit në janar 2025 nga Shqipëria ishte 28 milionë e 982 mijë e 779 euro, ndërsa nga Serbia ishte 14 milionë e 311 mijë e 738 euro.

Pra, vlera që importojmë nga Shqipëria është dyfish më e madhe, ndërsa ai, burri i botës, del dhe shkruan status se Serbia na qenka përpara. Përveç kësaj, vlera që importojmë nga Serbia përbën vetëm 3.04% të totalit që importojmë si shtet, ndërsa Shqipëria përfaqëson 6.15%.

Përveç huqjes së madhe që bën Lirimi, duke treguar qartë që nuk e ka haberin nga numrat dhe ekonomia, në status pashë shumë komente dhe pëlqime në mbështetje të rrenës së tij, kuptohet nga “mendjet e ndritura” pro opozitare.

Burimi: https://dogana.rks-gov.net/OpenData/Index?id=4&fbclid=IwY2xjawIxpgVleHRuA2FlbQIxMAABHSJtpjJ9RgWG2L5TLlHvdQeQDeip8sBUKmVnEwO_F6Dncfers9SLS1ZGLg_aem_xKWKzgSYsfvgdImH-v0ZjA

Dokumenti: Open DATA Import Janar 2025″

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *