POLITIKATË FUNDIT

Qyteti i Shkupit prej tani do të duhet të shpallë publikisht vendimet për prerjen e pemëve

Shkulja e drunjëve, foto: Qyteti i gjelbër human
Shkulja e drunjëve, foto: Qyteti i gjelbër human

Të gjitha vendimet për prerjen e pemëve në mbarë Shkupin, prej tani Qyteti do të duhet t’i shpallë publikisht. Ky vendim është miratuar në seancën e djeshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe është propozuar nga këshilltarët e “Qyteti i gjelbër human”, transmeton Portalb.mk.

Me miratimin e një vendimi të tillë, të gjitha vendimet e nxjerra nga Qyteti i Shkupit për ndërhyrje në gjelbërim do të shpallen publikisht së bashku me procesverbalin në ditën e nxjerrjes së tyre. Vendimet nuk do të bëhen të hyjnë në fuqi në formë të prerë derisa të ketë skaduar periudha ligjore e ankimit dhe të përfundojë procesi i ankimimit.

Nga “Qyteti i gjelbër human” thonë se këtë vendim e kanë propozuar pasi javën e kaluar pranë qendrës tregtare “Mavrovka” NP “Parqe dhe Gjelbërim” herët në mëngjes në ditë jopune, në ditë feste publike, me makineri të shumta ka hequr drunj të vjetër disa-dekadësh.

Për propozimin votuan 28 këshilltarë nga të gjitha grupet e këshilltarëve.

N. D. Send an email 09:44, 15-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *