TË FUNDIT

Kurti: Republika e Kosovës është rezultat nga kryengritjet e viti 1990, deri tek heroi Afrim Bunjaku

Në sheshin “George Bush” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e festimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se historia e Kosovës është rrugëtim të gjatë. Ai përmendi të kaluarën që solli ditën e 17 shkurtit. Sipas tij, Republikës së Kosovë është historia më e gjatë e një përpjekje. Ai tha se Kosova është falë heronjve, dëshmorëve, martirëve që ranë për lirinë e Kosovës, si dhe luftëtarëve të UÇK-së.

“Republikës së Kosovë është rezultat nga kryengritjet e viti 1990, deri tek heroi Afrim Bunjaku”, tha Kurti. Ai përmendi ish krerët e atëhershëm të shtetit të viti 2008, Fatmir Sejdiun, Jakup Krasniqin dhe Hashim Thaçin.

Ai tha se Republika e Kosovës është “rezultat i aktit sipëror” të deputetëve dhe krerëve të atëhershëm të shtetit.

“Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit më të ri të të zgjedhurve të popullit të saj, emrat e përveçëm të të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, si dhe nga krerët shtetërorë ë asaj kohe: presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, tha Kurti.

Pas fjalimit të krerëve të shtetit, u mbajtë parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës

Qytetarë të shumtë janë mbledhur për ta shikuar maratonën ushtarake dhe policore, me pajisje deh automjete luftarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *